Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Parandalimi i diabetit të tipit 2 tek gratë përmes regjimit mesdhetar

04/04/2021 - 16:10

Dieta mesdhetare nuk është thjesht në modë, por është një mënyrë jetese. Regjimi ushqimor që përqendrohet tek frutat, perimet, drithërat dhe proteinat mund të ndikojë në reduktimin e rrezikut për disa sëmundje kronike. Indeksi i ulët glicemik, tek ushqimtet me fibra të tretshme si frutat, perimet, arrat, farat dhe bishtajoret janë konsideruar prej kohësh çelësi i menaxhimit të sheqerit në gjak.

Ky indeks mat efektin e ushqimit në nivelet e insulinës dhe sheqerit në gjak. Ushqimet mund të grupohen në: kategori me indeks glicemik të ulët, të moderuar dhe të lartë. Ato me indeks të lartë glicemike, rezultojnë në rritje më të shpejtë të insulinës dhe sheqerit në gjak. Ndërsa grupi që përfshin produktet me indeks të ulët glicemik, ndihmojnë në menaxhimin e sheqerit në gjak, kryesisht për shkak të përmbajtjes së fibrave të tretshme.

Studime të ndryshme listojnë këshillat e mëposhtme:

Drithërat, arrat, farat, pemët dhe perimet, janë mundësitë më të mira për të parandaluar ose për të menaxhuar diabetin e tipit 2. Zgjedhja e ushqimeve me fibra bimore ( që kanë indeks të ulët glicemik), të tilla si patatet e ëmbla, elbi, kinoa dhe tërshëra janë shumë të dobishme për të parandaluar diabetin por edhe njerëzit me diabet. Dieta mesdhetare ka elementë shumë të shëndetshem, siç është vaji i ullirit, i cili zëvendëson mjaft mirë vajrat dhe yndyrnat e tjera të dëmshme si gjalpi dhe margarina.

Gjithashtu avokadot, arrat dhe peshqit janë disa nga ushqimet karkateristike të kësaj diete, ta pasura me yndyrna të shëndetshme. Ndërsa kur bëhet fjalë për proteinat shtazore, këshillohet konsumi i peshkut të paktën dy herë në javë dhe marrja e proteinave të tjera shtazore nga mishi i pulës, vezët dhe produktet e qumështit disa herë gjatë javës. Një studim i kryer nga Shkolla Mjekësore e Harvardit, tregoi se ato gra që në regjimin e tyre ushqimor kishin përfshirë ushqime nga diteta mesdhetare ishin më pak të prirura për të zhvilluar diabet të tipit dy. Megjithatë studiuest shpjegojnë se edhe pse ushqimi luan një rol kyç në shëndetitn tonë, duhet të kalojë një kohë e konsiderueshme që ju të shihni përfitimet shëndetësore prej tij. /AgroWeb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vitamina C mban fronin e ushqyesve më të nevojshëm për organizmin, imunitetin por edhe shëndetin e paraqitjen e lëkurës.

Prania e gurëve në veshka shoqërohet me simptoma të ndryshme, ndër të cilët është dhimbja.

Një studim i ri i publikuar në mediat shkencore britanike bën lidhjen mes jetës sedentare (inaktive) dhe simptomave më të rënda të infekt

Për shkak se virusi që shkakton gripin sezonal përhapet përmes stërklave të pështymës, masat paraprake të sigurisë të përdorura për të pa

Kur përballemi me sëmundje të ndryshme të shkaktuara nga bakteret, antibiotikët janë të parët që na rekomandohen nga mjeku.

Kamomili, bima shekullore e qetësimit të mendjes dhe aromës së mirë.

Qumështi i bajames është një nga alternativat më të njohura të qumështit me bazë bimore.

Studimet e fundit, i çelin rrugën disa trajtimeve të rëndësishme të bazuara në probiotikë të cilat funksionojnë kundër stresit, ankthit,

Me siguri e keni dëgjuar thënien “Ha mëngjes si një mbret, drekë si një princ dhe darkë si një i varfër”.