Pasi vera përfundon, një nga shqetësimet kryesore për të gjitha vajzat është rigjenerimi i flokëve pas dëmtimit që marrin nga dielli dhe ujërat e kripura të plazheve apo ato me klor të pishinave. Flokët pa shkëlqim, të elektrizuar mund të rikthehen në formë me disa hapa praktikë.

Niseni nga shampo

Pas një sezoni me diell, det dhe flokë te mbajtur bisht për shkak të temperaturave të larta është momenti të përkëdhelni flokët dhe t'i ktheni në ekuilibrin e tyre. Niseni me një shampo delikate dhe një balsam hidratues në mënyrë që të ndihmoni flokët tuaj të marrin veten.

Përdorni maska ushqyese për flokët

Dedikojini një ditë në javë realizimit të maskave ushqyese për flokët. Disa prej përbërësve më të këshilluar janë: Aloe Vera, xheli i së cilës ndihmon në rigjenerimin e majave dyshe dhe u jep flokëve shkëlqim, por dhe veza e cila jo vetëm që i rigjeneron flokët, por ndihmon edhe në ruajtjen e ngjyrës.

Ti prisni? Nuk është zgjidhje

Shumë shpesh mendojmë se të presësh flokët është zgjidhja më e mirë dhe efikase për t'i bërë më të shëndetshëm. Në fakt nuk është domosdoshmërisht kështu. Pas verës, këshillohet që të kujdeseni për flokët tuaj me produkte specifike te cilat janë në gjendje të kthejnë flokët tuaj në formë, pa u detyruar të përdorni gërshërët.

Çfarë te bëni me bojën e flokëve?

Flokët e lyer në det shkaktojnë gjithmonë shqetësim. Shumë shpesh pasi ktheheni nga pushimet ndodh që ngjyra të ketë humbur bukurinë. Në këtë rast është mirë të aplikoni një lyerje tjetër, e cila do u japë atyre shkëlqimin e humbur.