Ndonëse ftoi cilësohet si një frut me pak kalori, përmban antioksidantë poli-fenolike jetike. Lëndët catechin dhe epicatechin që ndodhen në frutin e ftoit mënjanojnë ose mbrojnë mukozën e aparatit tretës nga veprimi inflamator e kanceroz i kimikateve toksike, konsumimi i ftonjve është i dobishëm për ata që vuajnë nga gastriti dhe ulçera e stomakut.

Studimet e ndryshme kohore vërtetojnë se në ftua ka dhe përqendrime të lëndëve anti-virale. Frutat janë të pasura me vitaminën C dhe lëndë ushqyese të tjera të cilat ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, kollës dhe dhimbjet e fytit.

Gjithashtu një dietë me ftua ndihmon njerëzit me mbipeshë për t’u dobësuar si dhe të kenë një trup të shëndetshëm e sportiv. Ka studime që tregojnë se ftoi ashtu si dhe dardha ka veti anti-alergjike dhe është i rekomanduar nga mjekët për përgatitjen e ushqimeve të tilla veçanërisht për fëmijët.

Për qëllime mjekësore përdoren edhe bërthamat e thata, gjethet dhe fruti. Bërthamat në shije të hidhura janë pa erë. Bërthamat e ftoit thahen në hije dhe me kujdes që të mos myken. Duke qenë se ftonjtë kalben lehtë, duhet të mblidhen pak si të gjelbër, pak para disa ditësh së pjekjes së plotë. Të ruhen në vende të thata me ajër.

Përpos të mirave të këtij fruti, mjaft të dobishme janë edhe farat e tij të cilat përmbajnë vitaminë B17, e cila ka efekt antikancerogjen. Ftoi më së shumti përmban vitaminën C, por edhe provitaminën A, vitaminën B1 dhe B2. Nga mineralet më shumë përmban bakër, kalium, kalcium, magnez, hekur, sulfur dhe klor. Farat e ftoi janë të pasura edhe me yndyra.