Kërcimi është një aktivitet i këndshëm që ju ndihmon të qëndroni fizikisht të shëndetshëm dhe të shprehni ndjesitë.

Nuk ka rëndësi nëse ju pëlqen jazz, hip-hop, balet apo kërcimet bashkëkohore, përfitimet janë të njëjta.

Më poshtë ju listojmë të mirat që sjell kërcimi.

Përfitimet e shëndetit fizik

  1. Kërcimi i bën mirë zemrës. Kërcimi është cilësuar si një formë e ushtrimeve kardiovaskulare, ju mund të kërceni që të keni një zemër të shëndetshme. Është një mënyrë shumë e mirë për të ulur rrezikun nga hipertensioni, arteroskleroza dhe sëmundjet e zemrës.
  2. Ndihmon me humbjen në peshë. Mendojeni si një formë shumë argëtuese ushtrimi. Nëse e doni rutinën, bëhet më e lehtë nëse do të ndiqni një regjim të rregullt ushtrimesh. Kërcimi ju ndihmon me tonifikimin dhe mbajtjen në formë të trupit ashtu si dhe ecja e shpejtë, çiklizmi dhe notimi.
  3. Ndiheni më energjikë. Të pasurit një jetë jo aktive ju bën të ndjeheni më të lodhur dhe apatik gjatë gjithë ditës. “Luftojeni” mungesën e energjisë duke veshur këpucët e kërcimit dhe shijoni ritmet e muzikës që ju pëlqeni.
  4. Kërcimi rrit fleksibilitetin dhe forcën/fuqinë. Duke qenë se aktivizohet një grup i madh i muskujve gjatë kërcimit, nuk na suprizon fakti se praktikimi në mënyrë të rregullt mund t’iu ndihmojë në përmirësimin e fleksibilitetit dhe forcimin e muskujve shkruan Shëndeti.

Përfitimet e shëndetit emocional

  1. Ndjeheni më të lumtur. Asgjë nuk e bën ditën tuaj më të bukur sesa dëgjimi i muzikës suaj të preferuar dhe kërcimi nën ritmet e saj. Sa herë që të ndjeheni të mërzitur, zgjidhja e duhur është kërcimi. Rritje të vetëbesimit. Ndjeheni më krenar dhe me më vetëbesim kur dini që jeni të mirë në diçka. Përformimi para një grupi me njerëz është mënyra më e mirë të luftoni druajtjen dhe mungesën e vetëbesimit.
  2. Kërcimi lufton stresin. Nuk është sekret se të bërit diçka të që ju pëlqen është mënyra më e mirë për të larguar stresin. Si çdo aktivitet, kërcimi ju ndihmon në luftimin e stresit pas një dite të furishme në punë apo shtëpi.
  3. Përfitimet e shëndetit mendor
  4. Forcon kujtesën. Ushtrimet kardiovaskulare parandalojnë humbjen e volumit të pjesës qendrore të kujtesës me kalimin e moshës. Meqenëse kërcimi është një ushtrim kardiovaskular, ai mund të parandalojë humbjen e kujtesës.
  5. Kërcimi ndihmon në luftimin me Alcajmer. Ekspertët shprehen se kërcimi ndihmon në luftimin e alcajmerit dhe demencës. Sipas një studimi, pjesëmarrësit me alcajmer ishin në gjendje të risillnin ndërmend më mirë kujtimet ndërsa vallëzonin me muzikën që njihnin.
  6. Ndihmon me rritjen e inteligjencës. Ajo që e bën kërcimin të ndikojë në inteligjencë janë vendimet e shpejta që ju duhet të merrni gjatë kërcimit. Të mësuarit në mënyrë të vazhdueshme të kërcimeve apo hapave të reja ju lejon të përmirësoni fuqinë e trurit.

Për të përfituar nga të gjitha këto, atëherë kërceni! Nuk ka rëndësi se çfarë lloj muzike preferoni ose nëse jeni vetëm në dhomë apo para një audience.