Ndryshe nga luleshtrydhet që vijnë nga Franca, fruti i boronicës është me origjinë nga Amerika e Veriut.

Boronicat janë përdorur kryesisht si një burim i ushqimit dhe energjisë.

Megjithatë, amerikanët kanë përdorur boronicat për vlerën e tyre mjekësore dhe kanë gjetur gjithashtu se boronicat janë një burim i madh për ngjyrosjen e rrobave.

Boronicat përpos që përdoren për vlerat e tyre mjekësore dhe aftësitë për ngjyrosje, ky frut është përplot me vitamina dhe minerale.

Është provuar gjithashtu se boronicat kanë aftësi shumë të mëdha antioksiduese dhe ndihmojnë shumë organizmin, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë ju sjellim një listë me përfitimet shëndetësore që ju sjell ky frut.

  • Ulja e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare

  • Parandalimi i rritjes së qelizave kancerogjene

  • Lufton infeksionet e traktit urinar

  • Ndihmon shëndetin mendor

  • Ka aftësi anti plakje.