Përgjumja gjatë ditës, pse ndodh dhe çfarë duhet të bëni

17/05/2020 - 09:47

Me stilin modern të jetesës, jo të gjithë mund të flenë menjëherë sapo ndihen të lodhur.

Shpesh pavarësisht lodhjes, qëndrimi zgjuar është domosdoshmëri dhe i paevitueshëm.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni disa këshilla mjaft interesante të cilat mund t’i zbatoni sa herë do të keni nevojë të qëndroni zgjuar.

Dëgjoni muzikë

Muzika, sidomos ajo me tone të gëzueshme dhe festive funksionon shumë mirë për të larguar gjumin dhe për të qëndruar zgjuar.

Pini një kafe

Kafeja përmban kafeinë që ndikon në zgjimin e trurit dhe trupit.

Dilni në ajër të pastër ose në një vend të ndriçuar

Drita është sinjali që i nevojitet trurit për t’u zgjuar.

Nëse qëndroni në një vend të ndriçuar mirë, atëherë ju mund ta gënjeni sistemin tuaj dhe ta bëni të mendojë se është koha për të qëndruar zgjuar.

Pini ujë

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, dehidratimi ju bën më të plogësht, të lodhur dhe të përgjumur.

Nëse pini ujë mjaftueshëm dhe hidratoheni, ju mund të largoni lodhjen por edhe gjumin nga sytë.

Aktivitet fizik

Ecja është një aktivitet fizik shumë i rëndësishëm për ta pajisur organizmin me oksigjen.

Në këtë mënyrë, organizmi çliron edhe hormonet që ju bëjnë të ndiheni më energjikë.

Stimulimi i trurit

Mërzitja nga rutina mund të shkaktojë lodhje dhe plogështi dhe rrjedhimisht dëshira për të dremitur ose për të mbyllur sytë për pak, është shumë e madhe.

Nëse duhet të qëndroni zgjuar patjetër, angazhohuni në biseda me miqtë dhe të afërmit, ose lexoni diçka që mund t’ju ngjallë interes.

Mungesa e gjumit dhe rëndësia e tij

Gjumi është thelbësor për shëndetin.

Mungesa e tij shkakton probleme serioze sidomos në tru.

Një studim i kohëve të fundit, të cilit i referohet AgroWeb.org ka treguar se njerëzit që bëjnë gjumë të keq, ose që zgjohen herë pas here gjatë natës janë më të rrezikuar nga sëmundja e Alzheimerit.

Mundohuni të keni një rutinë sa më të rregullt të gjumit gjatë natës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjumi është një proces që ndikohet nga shumë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm.

Mjekja alergologe, Mira Xhixha, shpjegoi këtë të hënë në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, simptomat që dallojnë alergjitë e pranverës nga

Gratë dhe vajzat duhet të tregojnë kujdes për ushqyesit e nevojshëm në çdo fazë të jetës së tyre.

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë ajo është molla. Nuk është ekzagjerim.

Maji është muaji i ndërgjegjësimit ndaj Melanomës, kancerit të lëkurës i cili karakterizohet nga vdekshmëria e lartë dhe agresiviteti.

Vaji i ullirit dhe aloe vera janë dy prej dhuratave më bujare të natyrës. Përdorimi i tyre në të mirë të organizmit është i pakufi.

Prova të dëmtimit të placentës, organit që vepron si zorrë, veshkë, mëlçi dhe mushkëri për një fetus gjatë shtatzënisë u gjetën në një st

Një studim i gati 100,000 pacientëve me koronavirus ka treguar se ilaçet hydroxychloroquine and chloroquine, nuk kanë pasur efekt të traj

Njerëzit që janë diagnostikuar me nivel të lartë të sheqerit në gjak ose diabet të tipit dy, duhet të tregohen jashtëzakonisht të kujdess

Myku, në rrethana normale, konsiderohet si pjesë normale e florës bakteriale në organizmin e njeriut.