Përhapja e koronavirusit, ISHP: Si të kujdeseni për të moshuarit dhe fëmijët

24/03/2020 - 08:32

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka publikuar disa masa, se si duhet të kujdesemi për të moshuarit dhe fëmijët, në situatën e përhapjes së virusit COVID -19, edhe në vendin tonë.

“Nëse je mbi 60 vjeç, ose keni sëmundje të tjera si sëmundje kardiovaskulare, respiratore, diabet, shmangni ambientet e populluara ose ambientet ku mund të ndërveproni me persona të sëmurë”, shprehet ISHP-ja.

ISHP sqaron se, “gjatë kohës së stresit dhe të emergjencës është normale që fëmijët të kërkojnë më shumë prani e të jenë më shumë kërkues ndaj prindërve. “Diskutoni me fëmijët për COVID-19, në një mënyrë të sinqertë e të përshtatshme për moshën e tyre”- shprehet ISHP.

“Nëse keni ndonjë gjendje ekzistuese shëndetësore, është veçanërisht e rëndësishme të bëni gjithçka që mundeni për të reduktuar rrezikun e marrjes së COVID-19, për shembull, larja e shpeshtë e duarve tuaja, shmangia e tubimeve të mëdha të njerëzve dhe duke qëndruar larg nga cilido që është i sëmurë” bën apel ISHP-ja.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të hash një mëngjes të bollshëm është mënyra më e sigurt për të djegur më shumë kalori gjatë ditës.

Pse duhet të hani avokado çdo ditë?

Avokadot konsiderohen si një nga produktet natyrale më mirëbërëse për organizmin njerëzor.

Virusi SARS-COV 2 apo koronavirusi është shkaktari i pandemisë aktuale që ka përfshirë mbarë globin.

Nutricionistja Diola Dosti ka theksuar rëndësinë e trajtimit të COVID-19 edhe me vitaminë C.

Gjithnjë e më shumë njerëz mbajnë prej ditësh maska. Në shumë vende madje mbajtja e maskave është e detyrueshme.

U bënë muaj që lexojmë dhe studiojmë mbi koronavirusin, por shumë pyetje mbeten pa përgjigje.

Ushqimet e përpunuara mund të jenë të përballueshme dhe të volitshme për shumë njerëz.

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetit ditën e djeshme janë shprehur se ende rekomandojnë që njerëzit të mos mbajnë maska për fytyr

Duke e vlerësuar stilin e jetesës si një mjet të fortë të luftës anti covid, Organizata Botërore Shëndetësisë (OBSH) nxori një udhëzues s

Çdo ditë, amvisat shqiptare përballen me mëdyshje, sfida dhe punë.