Perimet tretëse të yndyrës për një dietë perfekte

10/03/2019 - 15:10

Mos prit më gjatë dhe elemino yndyrën e akumuluar në mënyrë të natyrshme dhe pa rreziqe për shëndetin tënd. 

Harroni dietat me të cilat mbeteni gjithë kohën të uritur dhe përqendrohuni tek këto perime për të humbur peshë e të përgatiteni për verën e 2019-s:

Spinaqi

Kjo lloj perimeje përmban fare pak kalori dhe karbohidrate, por është shumë e pasur me fibra, një karakteristikë thelbësore për të aktivizuar stomakun dhe për të patur tretje më të mirë. Mund ta shtosh spinaqin në vaktet e tua edhe si antipastë, apo sallatë.

Lakra

Lakra përmban shumë fibra dhe protein, ndaj do të të ndihmojë të eleminosh toksinat dhe ndërkohë, është edhe e shijshme.

Brokoli (lulelakër jeshile)

Brokolit kanë cilësi antioksiduese dhe antiinflamatore, të cilat krijojnë një efekt mbrojtës kundër shumë llojeve të kancerit. Këto perime evitojnë kapsllëkun e ndërkohe kanë shumë fibra që ndihmojnë në eleminimin e helmeve të trupit.

Domatja

Përmban sasi të mëdha të likopenës dhe vitaminës C, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e funksionit të metabolizmit duke eleminuar yndyrnat.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeveritë na këshillojnë gjithmonë të hamë më pak, dhe të ushtrohemi fizikisht më shumë, për të qenë më të shëndetshëm, por kjo paraqet nj

Në organizëm pasqyrohet kultura jonë e të ushqyerit dhe për këtë duhet të kemi kujdes se çfarë hamë apo pijmë, në të kundër do të gjejmë

Nëse vendosni ushqimet e gabuara në mikrovalë mund të sëmureni, pasi ekspozoheni ndaj kimikateve të dëmshme.

Si mendoni për një ilaç natyral që lehtëson dhimbjet e muskujve dhe të nyjeve? Kjo është ajo që do të mësoni tani.

Bananet janë ndër frutat më të mira dhe me vlera ushqimore.

Një kujdes më i mirë për veten mund të jetë një strategji afatgjatë për luftimin e një problemi në rritje, demencës.

Uji është një nga elementët kryesorë përbërës të trupit tonë.

Mjalti me kanellën janë ndër produktet më të kombinuara të kuzhinës, të cilat së bashku janë shumë efikase kundër disa problemesh shëndet

A keni menduar ndonjëherë përse gogësijmë?