Përse duhet të konsumoni bajame për shëndetin e flokëve dhe lëkurës

11/10/2019 - 10:51

Bajamet janë një nga produktet më të pasura me ushqyes për shëndetin e njeriut. Ato janë shumë të pasura me zink, një mineral aq i dobishëm për shëndetin e trurit.

Bajamet i vijnë në ndihmë njeriut edhe në formën e vajit ose ekstrakteve të ndryshme që konsiderohen një eliksir për lëkurën dhe flokët.

Vlerat e bajameve për shëndetin e flokëve

Bajamet janë të pasura me acide yndyrore të cilat përmirësojnë forcën dhe paraqitjen e flokëve. Kërkimet shkencore kanë provuar se aplikimi i ekstrakteve të bajames në flokë e bën atë më të fortë e më të shëndetshëm. Bajamet janë të pasura me magnez, një mineral thelbësor për shëndetin e flokëve. Kjo është arsyeja përse njerëzit të cilëve u bien flokët, rekomandohet të marrin suplementë me vaj bajameje. Vaji i bajames u jep jetë flokëve.

Ai sjell shkëlqimin e munguar dhe forcën jo vetëm tek rrënjët por në të gjithë gjatësinë e tij. Vaji i bajames është i preferuar në shumë produkte kozmetike për flokët sepse luan një rol forcues të pazëvendësueshëm.

AgroWeb.org ju këshillon se vaji i bajames duhet aplikuar tek rrënjët e flokëve që të shmangë rënien e tyre dhe t’u japë forcë e shkëlqim. Mbahet për 10-15 minuta dhe më pas flokët lahen si zakonisht. Ky vaj mund të kombinohet edhe me vitaminë E për një ndikim më afatgjatë.

Vlerat e bajameve për lëkurën

Vaji i bajames rekomandohet kryesisht për lëkurë tepër të thatë dhe kundër njollave të shtatzanisë. Nëse e përdorni në lëkurën e fytyrës do të vëreni më pak rrudha dhe njolla. Ky vaj shërben si lubrifikues dhe pastrues për lëkurën. Jo pa qëllim, disa prej kompanive më në zë të industrisë kozmetike me bazë bimore kanë vajin e bajames si përbërësin kryesor.

Vlerat e bajameve për shëndetin

Bajamet përmbajnë acide yndyrore mono-të-pangopura që përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe ulin kolesterolin. Bajamet janë të pasura me fibër dhe antioksidantë që luftojnë kancerin e lëkurës. Bajamet janë të pasura me vitaminë E por edhe me magnez, mangan, fosfor, kalçium, bakër dhe hekur.

Për të marrë maksimumin e vlerave të këtyre arrorëve, ekspertët rekomandojnë që të konsumoni të paktën 23 bajame çdo ditë. Këtë sasi ju mund ta ndani në sasi të ndryshme dhe ta konsumoni për gjatë gjithë ditës. Nëse dëshironi të përmirësoni tretjen, atëherë zhytini bajamet në ujë që të çlirojnë enzimat përkatëse për këtë proces.

Ekspertët rekomandojnë gjithashtu që të tregoni kujdes dhe të mos e teproni me konsumin e bajameve sepse do të përballeni me marramendje, të vjella dhe dhimbje koke./AgroWeb.org

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në mënyrë që sistemi tretës të funksionojë si orë, shmangni ngrënien e këtyre ushqimeve në të njëjtën kohë.

Djersitja është një proces i rëndësishëm natyror që lejon trupin të qëndrojë i freskët.

Dilema në përgatitjen e një lëngu të shëndetshëm të frutave qëndron në përfshirjen ose jo të lëkurave dhe farave të tyre.

Tanimë e dimë të gjithë që kafeja ka vlerat të pazëvendësueshme shëndetësore.

Është një ndër kurat më të lashta popullore përdorur mijëra vite më parë për t’u mbrojtur nga sëmundjet, për të mbajtur organizmin e fort

Ushqyerja e shëndetshme dhe e ekuilibruar është thelbësore për shëndetin e veshkave ndërkohë që ata që vuajnë prej tyre duhet të tregojnë

Njeriu mund të mos e ketë gjetur burimin e rinisë së përjetshme, por disa ushqime janë të pandryshueshëm për jetë të jetëve.

Dehidratimi është faktor kyç në shtimin në peshë, thonë studimet shkencore mbi rëndësinë e ujit në organizëm.

Gjuetia për barishtet, perimet dhe frutat e egra duket se është kthyer në një trend në qytetet urbane të Shqipërisë, por në zonat rurale,