Përse ndodh depresioni pas lindjes

16/11/2018 - 08:34

Sistemi imunitar mund të fshihet pas depresionit post partum që prek të paktën 15 % të grave. Duket se një skuqje e disa zonave të trurit që shërbejnë si rregullator të humorit pas shtatzënisë, ndikon pikërisht në ato simptoma si lodhje e madhe, demotivim i zgjatur dhe vështirësi për të krijuar lidhje me beben.

Pavarësisht se deri më sot kërkimet ishin përqendruar në shkaqe të tjera, kryesisht në ndryshimet hormonale, në kongresin vjetor në San Diego mbi Neuroshkencën, u prezantua edhe idea e re. Ky është studimi i parë që fokusohet pikërisht në lidhjen e stresit, sistemit imunitar, trurit dhe depresionit.

Nga analizat që janë kryer ka rezultuar se femrat që kishin stres, ankth dhe shqetësim psikologjik gjatë shtatzënisë, kishin tendencën të vuanin plotësisht nga depresioni pas lindjes. Në rastin se shtatzënia është e qetë, kjo simptomë nuk shfaqet. Dhe është pikërisht stresi çelësi i misterit, pasi ndikon në luhatjen e funksioneve të veçanta të qelizave imunitare të trurit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një studim i fundit shkencor mbi tensionin ka zbuluar se njerëzit që vuajnë nga pagjumësia kronike janë tejet të rrezikuar nga tensioni i

Rreziqet e marrjes së ilaçeve statina kundër kolesterolit, tejkalojnë përfitimet për miliona pacientë, sipas një studimi.

Flokët janë një nga prioritetet fizike të njerëzve. Në fakt, shumë dashurojnë për t’i trajtuar, ngjyrosur ose prerë shpesh.

Pasja e fëmijëve iu kushton nënave 11 vjet jetë.

Kanceri i prostatës është një lloj i zakonshëm i kancerit te meshkujt.

Nga momenti që hapni sytë në orët e hershme të mëngjesit, mund të filloni të digjni kalori të vogla.

Terapia nëpërmjet sistemit imunitar për të luftuar tumoret.

Rënia e flokëve mund të shkaktohet nga ndryshimet hormonale, një gjendje e caktuar shëndetësore, stresi ose mungesa e lëndëve ushqyese.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Berkley-t në Kaliforni, që është botuar në revistën shkencore Human Reproduction, puberteti

Ndiheni të pafuqishëm, të trishtuar dhe aspak të motivuar?