Pesë arsye përse duhet të hani më shumë fruta deti këtë verë

28/05/2020 - 11:53

Frutat e detit janë ndër burimet më të mira të vitaminave dhe mineraleve për të cilat trupi dhe truri kanë shumë nevojë, sidomos në verë. Arsyet i gjeni të shpjeguara më poshtë në këtë artikull:

Frutat e detit ulin rrezikun e atakut në zemër

Sëmundjet e zemrës kanë një prevalencë të lartë në vendin tonë. Ekspertët thonë se konsumi i bollshëm i produkteve të detit mund të ulë ndjeshëm rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës. Sipas tyre, ngrënia e produkteve të detit, përfshirë peshku dhe frutat e detit, një ose dy herë në javë ul rrezikun e vdekshmërisë nga këto sëmundje me 36%.

Burimi më i mirë i vitaminës D

Njeriu e merr vitaminën D kryesisht falë ekspozimit në diell por produktet e detit janë ndër burimet më të mira ushqimore të kësaj vitamine. Për pasojë, frutat e detit dhe produktet e tij në përgjithësi rekomandohet të konsumohen rregullisht jo vetëm në verë por edhe në dimër.

Cilësia e gjumit

Konsumi i tre racioneve me produkte deti në javë besohet të përmirësojë cilësinë e gjumit dhe funksionet e trurit. Kjo, sipas ekspertëve, i atribuohet përmbajtjes së lartë të vitaminës D dhe acideve yndyrore omega-3.

Azma te fëmijët

Një studim danez ka zbuluar se nëse fëmijët konsumojnë rregullisht peshk dhe fruta deti janë më pak të rrezikuar nga azma. Sipas studimit, fëmijët që nisin konsumin e produkteve të detit dhe veçanërisht peshkut kur janë 12 muajsh janë 36% më pak të rrezikuar nga azma.

Frutat e detit për shëndetin e trurit

Ngrënia e peshkut dhe frutave të detit në mënyrë të rregullt përmirëson shëndetin e trurit. Acidet yndyrore omega-3 që gjenden tek këto produkte përmirësojnë kujtesën dhe funksionet ditore të trurit. Peshqit më të mirë për shëndetin janë: salmon, sardelet, peshku ton, trofta dhe skumbria. Frutat më të shëndetshme të detit janë: gocat e detit dhe fruta të tjera me guackë, oktapodi, kallamari, karkaleci i detit dhe midhjet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Skuqja dhe irritimi i lëkurës është shtuar në listën e simptomave të pacientëve të prekur me COVID-19, kanë bërë të ditur zyrtarë shëndet

Studimet e kryera mbi autopsitë e pacientëve që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit kanë zbuluar se sëmundja shkakton mpiksje gj

Efektet e sëmundjes së ndotjes së ajrit janë të njohura gjerësisht dhe konsiderohen si një shkaktar kryesor edhe për mjaft probleme në sh

Pyetja më e zakonshme që kanë prindërit e rinj për fëmijët e tyre, është sesa qumësht duhet të pinë.

Ekonomia nuk do të rikthehet në aktivitet të plotë deri kur të vihet në përdorim një vaksinë kundër COVID-19, thonë ekspertët.

Gjumi i mirë, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë tre shtyllat kryesore të sistemit imunitar.i cili është thelbësor për shë

Mjaft konsumatorë preferojnë t’i nxjerrin farat e rrushit, madje të tjerë nuk konsumojnë as lëkurën e këtyre kokrrave.

Qytetërime të ndryshme i kanë përdorur mustaqet e misrit që në lashtësi, sepse kanë besuar fort se këto fije të holla, në dukje të rëndom

Është koha që fytyra juaj të përballet me faktet, kjo nuk është një kohë e mirë për lëkurën.

Ndonjëherë ndodh që në trup zbulon shenja ose të nxira të cilat shfaqen krejt papritur.