Mëlçia juaj është organi më i madh i brendshëm, i cili kryen më shumë se 500 funksione në trup. Prandaj është me rëndësi jetike që të konsumoni ushqimet e duhura për të mbajtur një mëlçi të shëndetshme. Përshirja e këtyre frutave në dietën tuaj mund të ndihmojë në mirëmbajtjen e mëlçisë dhe funksionit të saj.

1.Qitro

Ky frut i hidhur përmban shumë vitaminë C dhe antioksidantë të tjerë që janë të njohur për mbrojtjen e mëlçisë. Këto antioksidantë ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të qelizave. Një studim japonez i vitit 2004 testoi efektet e lëngut të qitros te minjtë dhe zbuloi se lëngu pengon dëmtimin e ADN-së në mëlçi.

2.Rrushi

Studiesit kanë zbuluar se ekstraktet e rrushit përmirësojnë funksionimin e mëlçisë në pacientët që vuajnë nga sëmundje të këtij organi që nuk lidhen me alkoolin. Rrushi dhe ekstrakti i farës së rrushit mbrojnë mëlçinë nga dëmtimet, rritin nivelet antioksiduese dhe luftojnë inflamacionin.

3.Avokado

Avokadot janë të pasura me fibra, të cilat mund të ndihmojnë me kontrollin e peshës. Glutathione, një kompleks i prodhuar nga avokadot, ndihmon në eliminimin e toksinave të dëmshme nga trupi.

4.Arrat

Arrat përmirësojnë nivelet e enzimave të mëlçisë te pacientët e sëmurë. Një artikull i botuar në "World Journal of Gastroenterology" shpjegon se si konsumimi i arrave redukton zhvillimin e sëmundjeve të mëlçisë.

5.Boronica

Këto fruta të vegjël përmbajnë shumë antioksidantë. Antioksidantët janë të domosdoshëm në mbrojtjen e mëlçisë nga dëmtimi. Një studim i botuar në "World Journal of Gastroenterology" tregon se duke përfshirë boronicat në dietën tuaj, ju mund të ndihmoni në rritjen e enzimave antioksiduese.