Pesë këshilla të dobishme për të shmangur të ftohurën

09/10/2018 - 13:06

Jemi zyrtarisht në stinën e vjeshtës dhe me uljen e temperaturave sidomos në mëngjes dhe në darkë rritet dhe mundësia për t’u ftohur sa më lehtë. Në mëngjes kur dalim për të shkruar në punë ose në shkollë ne vishemi trashë sepse është shumë ftohtë por në drekë temperaturat ngrihen madje dalim edhe me mëngë të shkurtra.

Dhe është pikërisht kjo periudhë së më e rrezikshme për t’u sëmurur shkruan Tg.com. Por mund të përpiqemi që me disa mënyra të thjeshta të mbajmë sa më larg të ftohurën. Ja disa prej tyre:

1. Ne jemi ajo çfarë hamë. Në e dimë që ushqyerja shëndetshëm është kryesore për organizmin tonë. Rregulli kryesor është mos të anashkalojmë vaktin e mëngjesit, të hamë të paktën tre herë në ditë dhe të hamë sa më shumë fruta dhe perime. Duhet të eliminojnë pijet që përmbajnë sheqer.

2. Mendje e shëndoshë në trup në shëndetshëm. Të bërit aktivitet fizik është thelbësore për shëndetin tonë. Nuk është e thënë të kalosh orë të tëra në palestër por mjafton edhe një shëtitje në ajër të pastër për rreth 30 minuta në ditë. Ushtrimet fizike riaktivizojnë qarkullimin e gjakut duke forcuar imunitetin e trupit.

3. Të lajmë sa më shumë duart. Higjiena e duarve është thelbësore dhe është një zakon i mirë për të shmangur infeksionet. Asnjëherë nuk duhet të ulemi në tavolinë dhe të prekim fytyrën me duar të pista. Por ka edhe shumë produkte që mund t’i përdorim kur nuk jemi në shtëpi të cilat na ndihmojnë për të mbajtur larg mikrobet.

4. T’i marrim gjërat lehtë. Stresi është armiku ynë më i madhe i cili duhet mbajtur sa më larg. Stresi dobëson sistemin tonë imunitar.

5. “Në krahët e Morfeut”. Një gjumë i mirë është ilaçi më i mirë për të mos u sëmurur. Shtatë ose tetë orë duhet të jenë të mjaftueshëm për të “rikarikuar” bateritë tona dhe të përballojmë me sukses ditën. Mungesa e gjumit ulë ndjeshëm sistemin tonë imunitar. Kështu që mos e vrisni shumë mendjen dhe flini gjumë sa më të qetë për të qenë të shëndetshëm.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Puna me orë të gjata rrit rrezikun për goditje në zemër. Ky është përfundimi i një studimi të ri të Shoqatës Amerikane të Zemrës.

Celuliti ndodh kur indet në shtresën e lëkurës dobësohen dhe lejojnë formimin e depozitave dhjamore shumë pranë sipërfaqes së lëkurës.

Imagjinoni një situatë të tillë: Keni një takim shumë të rëndësishëm për pak, por keni një dhimbje koke të tmerrshme.

Eliminimi i zakoneve të këqija si fjetja me televizorin ndezur në dhomë, mund t’ju ndihmojë të humbni kilet e tepërta, sipas një studimi

Studimet shkencore, të cilave u referohet AgroWeb.org mbi ndikimin e stresit në organizëm, sugjerojnë se stresi është shkak por edhe paso

Një dozë dy orëshe në natyrë përmirëson në mënyrë domethënëse shëndetin dhe mirëqënien.

Gjendja shpirtërore ka lidhje të pashmangshme me ushqyerjen.

Bakteret “Gingivitis“ që gjenden në hapësirën e gojës dhe grykës mund të depërtojnë deri në tru.

Ndjehemi të lodhur, të zemëruar, të trishtuar dhe në një humor të keq dhe kjo na nxit të gjejmë ngushëllim në ushqim.

Tërshëra është një drith shumë i pasur me vitamina, minerale dhe fibër, tre përbërës kyç për një tretje të mirë.