Pesë mënyra natyrale për ta nisur shëndetshëm 2020-n

02/01/2020 - 08:45

Pas shumë karbohidrateve, kripës, sheqerit apo alkoolit të konsumuar në ditët e festave, vjen një moment mjaft i lodhshëm për trupin që e përjetojnë të gjithë.

Dhe për ta marrë veten pas pushimeve, për shumë njerëz do të thotë dietë drastike, edhe pse kjo nuk është mënyra më e mirë, madje shpeshherë është edhe më pak efikase.

Pse nuk provon një mënyrë më të butë dhe të thjeshtë detox-i, së bashku me stilin e ri të jetës?

Më poshtë, janë pesë mënyra natyrale për ta nisur shëndetshëm 2020-n.

Uji

Nëse ka një mënyrë shumë të thjeshtë dhe natyrale për të pastruar trupin nga helmet është pa dyshim, uji. Shumë mjekë, vazhdimisht theksojnë se sa më shumë ujë të konsumosh, aq më të shëndetshme do ta kesh lëkurën.

Uji ndihmon në mirëfunksionimin e të gjitha organeve, për një metabolizëm efektiv dhe aparat tretës të rregullt. Po sa ujë duhet të pish çdo ditë?

IOM rekomandon se në një ditë duhet të konsumosh 3.7 litra ujë (15 gota ujë) për të rriturit meshkuj dhe 2.7 litra (11 gota) për femrat.

Një dush me ujë të kripur

Një dush me ujë të kripur është një terapi tjetër natyrale, e rekomanduar për të detoksikuar trupin.

Për shkak të sasisë së lartë të magnezit, i cili thithet menjëherë nga lëkura, kripa është stimuluese e sistemit limfatik dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut, forcon sistemin imunitar duke mbrojtur kështu nga çdo lloj sëmundjeje. Një dush të tillë mund ta bësh 2-3 herë në javë.

Limon, xhenxhefil dhe kripë deti

Uji me limon ndihmon në detoksikimin e trupit dhe të lëkurës, por duke shtuar xhenxhefil dhe kripë, rezultati do jetë edhe më i mirë.

Dr. Kulreet Chaudhary këshillon një mënyrë shumë të shëndetshme dhe natyrale për detoksikimin. Për këtë të duhen tre përbërës: lëng natyral limoni, xhenxhefil dhe kripë deti.

Ky kombinim është një zgjidhje ideale për të pastruar trupin nga helmet. Çdo mëngjes një përzierje me këta tre përbërës, do të t’i bëjë ditët e këtij viti më të shëndetshme.

Çaji i gjelbër

Përpiqu të zëvendësosh kafet e mëngjesit me çajin jeshil, i cili ka një përmbajtje të lartë antioksidantësh dhe është mënyra më e mirë natyrale për të shmangur viruset e stinës, si dhe ndihmon shumë sistemin tretës.

Çaji jeshil është zgjidhja më e mirë për të nisur një ditë të shëndetshme dhe me energji.

Ushqimet e pasura me Omega 3

Mos harro që në këtë dietë detoksikuese të përfshish grupin e ushqimeve të pasura me Omega 3 (superfoods) dhe acide yndyrore, siç janë salmoni, avokado, vaji i ullirit, lloje të ndryshme farash etj.

Po ashtu, edhe fruta si boronica, molla dhe frutat e thata ndihmojnë shumë për detoksikim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Edhe një pjesë shumë e madhe pacientësh me një formë të lehtë të COVID-19 zhvillojnë antitrupa, të cilët më pas mund t’i imunizojnë për d

Gjumi është një proces që ndikohet nga shumë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm.

Mjekja alergologe, Mira Xhixha, shpjegoi këtë të hënë në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, simptomat që dallojnë alergjitë e pranverës nga

Gratë dhe vajzat duhet të tregojnë kujdes për ushqyesit e nevojshëm në çdo fazë të jetës së tyre.

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë ajo është molla. Nuk është ekzagjerim.

Maji është muaji i ndërgjegjësimit ndaj Melanomës, kancerit të lëkurës i cili karakterizohet nga vdekshmëria e lartë dhe agresiviteti.

Vaji i ullirit dhe aloe vera janë dy prej dhuratave më bujare të natyrës. Përdorimi i tyre në të mirë të organizmit është i pakufi.

Prova të dëmtimit të placentës, organit që vepron si zorrë, veshkë, mëlçi dhe mushkëri për një fetus gjatë shtatzënisë u gjetën në një st

Një studim i gati 100,000 pacientëve me koronavirus ka treguar se ilaçet hydroxychloroquine and chloroquine, nuk kanë pasur efekt të traj