Porosia e studiuesve: Bakteret mund të depërtojnë deri në tru, lani dhëmbët

12/06/2019 - 08:42

Bakteret “Gingivitis“ që gjenden në hapësirën e gojës dhe grykës mund të depërtojnë deri në tru. Aty ato shkatërrojnë qelizat nervore dhe mund të shkaktojnë edhe Alzheimer, thonë studiuesit.

Studiuesit e mjekësisë e përcaktojnë pjesën trekëndëshe të fytyrës, pra zonën rreth gojës dhe hundës, ndërkohë si “trekëndëshin e vdekjes". Ky përcaktim i frikshëm ka si synim të ndërgjegjësojë qytetarët, se nga aty baktere të rrezikshme mund të depërtojnë në tru, nëse një infeksion nuk trajtohet me kohë dhe luftohet. Arsyeja për këtë: Enët e gjakut në këtë pjesë të fytyrës kanë një lidhje direkte me ato në tru.

Infeksionet në gojë, hundë dhe grykë janë veçanërisht të rrezikshme

Nëse me duar të palara shtyp një puçërr mbi hundë apo nëse shkul qimet e hundës po me duar të palara një infeksion i mundshëm mund të shkojë më shpejt deri në tru, se sa kur pret gishtin. Infeksione të tilla mund të kthehen në rrezik real. Një studim i shkencëtarit, Piotr Mydel nga Universiteti Bergen në Norvegji i publikuar gazeta shkencore Science Advances provon, se ekziston një lidhje mes infeksioneve në mishin e dhëmbëve dhe Alzheimerit. Sa më keq apo më shpesh të harrohet larja e dhëmbëve, aq më i madh është rreziku që më të vonë të harrosh vërtet shumë, zbuloi Mydel.

Alzheimer CT (Imago/Science Photo Library)

(Një pamje në skaner e pjesëve të trurit të një personi 74 vjecar me Alzheimer)

Larje, larje, larje

Infeksioni i mishit të dhëmbëve përshpejtohet nga krijimi i pllakëzave në dhëmbë. Pllakëzat krijohen, kur dhëmbët pastrohen rrallë dhe jo rregullisht me fije dentare. Pllakëzat përmbajnë baktere që mund të depërtojnë në tru, ku prodhojnë një proteinë, e cila dëmton nervat, thotë studimi. Ky shkatërrim i nervave shkakton humbje të kujtesës dhe çon në fund në Alzheimer, thotë studimi. Bakteret Gingivitis nuk janë të vetmet faktorë për Alzheimer, sipas studimit, por ato rrisin rrezikun e sëmundjeve neurodegjenerative. Ato përshpejtojnë procesin e shpërbërjes. Gati gjysma e popullsisë botërore është bartëse e baktereve gingivitis, thotë Mydel. Por vetëm 10% zhvillon Alzheimer. Përmes larjes së rregullt të dhëmbëve arrihet të merret një masë e rëndësishme parandalimi, sipas studiuesit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Eliminimi i zakoneve të këqija si fjetja me televizorin ndezur në dhomë, mund t’ju ndihmojë të humbni kilet e tepërta, sipas një studimi

Studimet shkencore, të cilave u referohet AgroWeb.org mbi ndikimin e stresit në organizëm, sugjerojnë se stresi është shkak por edhe paso

Një dozë dy orëshe në natyrë përmirëson në mënyrë domethënëse shëndetin dhe mirëqënien.

Gjendja shpirtërore ka lidhje të pashmangshme me ushqyerjen.

Ndjehemi të lodhur, të zemëruar, të trishtuar dhe në një humor të keq dhe kjo na nxit të gjejmë ngushëllim në ushqim.

Tërshëra është një drith shumë i pasur me vitamina, minerale dhe fibër, tre përbërës kyç për një tretje të mirë.

Shkencëtarët kanë zbuluar një simptomë të re, e cila mund të shërbejë si shenjë se sulmi në zemër është i pashmangshëm.

Pulsiviteti i enëve të gjakut në qafë, si ai arterial ashtu edhe venoz, janë një tregues themelor për identifikimin e njerëzve që mund të

Nëse dëshironi të humbni peshë dhe të pastroni trupin, atëherë ndjehuni të lirë të përgatisni këtë pije të përbërë nga mentja, portokalli

Hidhini një sy këtyre fotove qesharake dhe njëkohësisht situata të dhimbshme, të këtyre personave të cilët mesa duket kanë harruar të për