Problemet që banania i zgjidh më mirë se ilaçet

09/10/2018 - 20:56

Banania është një frut i shijshëm tropikale, i pasur me vitamina dhe minerale. Është një nga ushqimet më të konsumuara në botë dhe na ofron shumë përfitime shëndetësore.

Zakonisht besohet se banania siguron shumë kalori dhe kjo shmanget kur doni të bëni një dietë me pak kalori. Megjithatë, konsumimi i moderuar siguron shumë përfitime, dhe jo shumë kalori siç besohet: 100 gram banane kanë rreth 90 kalori. Në praktikë, përfitimet janë më shumë se dëmtime.

Në këtë artikull do të listojmë 8 problemet që banania zgjidh më mirë se ilaçet. Ky frut është një burim i pasur i sheqernave natyrore, si dhe i pasur me kalium, hekur dhe magnez. Ajo gjithashtu përmban beta-karoten dhe vitamina të grupit A dhe B, vitamina C dhe E, fibra dhe karbohidrate. 

Problemet që banania zgjidh më mirë se ilaçet:

Rregullon presionin e gjakut. Nëse një person konsumon shumë natrium, përveç se ka nivele shumë të ulëta të kaliumit, ka shumë të ngjarë që ai të vuajë nga hipertensioni arterial. Banania është një burim shumë i pasur i kaliumit, i cili siguron dozën e duhur në mënyrë që me kalimin e kohës të ndihmojë trupin të rregullojë natyrshëm hipertensionin.

Përmirëson gjendjen e depresionit. Disa shkencëtarë kanë demonstruar përfitimet e bananes në trajtimin e depresionit. Tryptofan që gjendet në banane, sapo hynë në trupin tonë, kthehet në serotonin, i quajtur edhe “hormon i lumturisë”.

Zbardh dhëmbët. Në këtë rast, është lëvorja e bananes ajo që është shumë e dobishme. Pjesa e brendshme (pjesa e bardhë) duhet të ngjitet në dhëmbë dhe pas disa javësh do të vini re rezultatet.

Zvogëlon stresin. Ndryshimet metabolike që përjeton trupi kur vuan nga stresi shkaktojnë një rënie në nivelet e kaliumit. Konsumimi i përditshëm i bananes ndihmon në rregullimin e niveleve të kaliumit në trupin tuaj.

Lufton kapsllëkun. Banania përmban një fibër diete shumë të rekomanduar për tretje dhe për të ndihmuar në pastrimin e trupit. Kjo fibër, e quajtur pektin, përveç përmirësimit të tretjes nxit eliminimin e toksinave nga trakti i tretjes. Konsumoni një banane në ditë për të marrë rezultate.

Lehtëson simptomat para menstruacioneve. Vitamina B ndihmon në zbutjen e simptomave para menstruale: uljen e dhimbjeve abdominale dhe shmang mbajtjen e lëngjeve.

Përmirëson shëndetin e syrit. Vitamina A që gjendet në banane është e shkëlqyer për përmirësimin e shëndetit të syve. Trupi ka nevojë për doza të përditshme të vitaminës A për të parandaluar problemet me sytë.

Ndihmon për rënien nga pesha. Banania jep një ndjenjë të ngopjes. Shija e saj e ëmbël ndihmon për të luftuar momentet e ankthit dhe urisë gjatë dietave. / Revista Psikologjia

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lëngu i boronicës mund të lehtësojë dhimbjet në kyçe për të gjitha gratë që vuajnë nga artriti.

Një grup shkencëtarësh nga Hong Kongu kanë tronditur botën me studimin e tyre.

Njerëzit e prekur nga diabeti i tipit 1 janë më të rrezikuar nga frakturat, thotë një studim të cilit i referohet AgroWeb.org.

Rukola është një fabrikë me vlera ushqyese fantastike falë pranisë së kripërave minerale duke përfshirë magnezin, kalciumin, kaliumin dhe

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Të mirat e ushqyerjes së shëndetshme që në orët e para të ditës janë të larmishme.

Presioni i punës mund të shkaktojë ritëm të shpejtë dhe të parregullt të zemrës të quajtur fibrim atrial.

Mëngjesi është një nga vaktet më të rëndësishme në  organizmin e një individi.

Disa të porsalindur qëndrojnë 20 orë në gjumë, dhe disa të tjerë 14, duke bërë që kjo kohë të shkurtohet edhe më shumë me rritjen e fëmij

I pasur me përbërës ushqyes, avokado, i karakterizuar nga forma e dardhës, ka brenda tij një bërthamë të madhe të ëmbël e të butë që ndry

E keni pyetur ndonjëherë veten përse të gjitha gratë japoneze kanë një trup perfekt, të tonifikuar dhe lëkurë të pastër.