Produkti që ndihmon trupin kundër ankthit

01/12/2020 - 08:14

Ankthi është një nga çrregullimet mendore më të përhapura në të gjithë botën.

Njësoj si depresioni, edhe ankthi rrethohet nga stigma dhe shumë njerëz anashkalojnë rëndësinë e trajtimit të tij. Një gjë e tillë detyron njerëzit të izolohen nga shoqëria dhe të kenë vetëvlerësim të ulët.

Çrregullimet e ankthit

Ankthi është një çrregullim që ndahet në 6 kategori: çrregullimi i ankthit të përgjithshëm, paniku, çrregullimi obsesiv kompulsiv, çrregullimi i ankthit social, fobitë dhe çrregullimi i stresit post-traumatik. Simptomat e këtyre çrregullimeve janë të ndryshme por kanë të përbashkëta tre veçori: pagjumësinë, nervozizmin dhe vështirësinë në frymëmarrje.

Shumica e këtyre çrregullimeve prekin më shumë gratë. Një aspekt interesant i njerëzve që vuajnë nga ankthi është se ata janë shumë alertë dhe të vëmendshëm ndaj ndryshimeve në mimikën e njerzve që nuk vuajnë nga ankthi. Megjithatë ata kanë tendencën të futen në një labirint mendimesh dhe konkluzionesh gjë që shkakton konflikte në marrëdhëniet njerëzore.

Suplementët e nevojshëm kundër ankthit

Një studim i kohëve të fundit shpjegon se suplementët e acideve yndyrore omega-3 kanë aftësinë të zbusin simptomat e ankthit tek disa njerëz. Në terma shkencorë, Omega-3 janë acide yndyrore polio-të-pangopura që nuk prodhohen nga trupi. Këto acide gjenden me shumicë tek vajrat e peshkut. Studimet kanë treguar se këto suplementë zbusin inflamacionin dhe largojnë ankthin. Veç suplementëve, acidet yndyrore Omega-3 janë të mira për trurin, sytë, tensionin e gjakut dhe lëkurën.

Ushqime të tjera kundër ankthit

Trajtimet më të mira kundër ankthit nënvizojnë rëndësinë jo vetëm të terapive dhe medikamenteve por edhe ushqyerjes. Ekspertët këshillojnë që njerëzit që vuajnë nga ankthi të konsumojnë më shumë nga ushqimet e mëposhtme:

Peshqit si salmoni, skumbria, sardelet dhe trofta;

Vezët, të cilat janë një burim shumë i mirë i vitaminës D dhe triptophanit, një amino acid që ndihmon për prodhimin e serotoninës;

Farat e kungullit, që janë një burim i shkëlqyer i kaliumit dhe zinkut;

Çokollata e zezë, e cila zbut ankthin dhe ul nivelin e stresit sepse përmban sasi të larta të triptophanit;

Kamomili, i cili jo vetëm lufton inflamacionin por edhe ka aftësi qetësuese;

Kosi i cili përmban baktere të shëndetshme siç është Laktobacili që ka ndikim pozitiv në shëndetin e trurit./AgroWeb.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një udhëzim i Institutit të Shëndetit Publik në Mbretërinë e Bashkuar thotë se mjalti përbën mënyrën më të mirë për të trajtuar kollën ak

Njerëzit që vuajnë nga reumatizma shpesh fajësojnë ndryshimin e stinëve dhe motin e keq për intensitetin e dhimbjeve të tyre.

Presioni i lartë i gjakut apo hipertensioni është një sëmundje shumë e përhapur në të gjithë botën.

Kaltrina Jupolli-Sejdiu, 30-vjeçare nga Prishtina deri para muajit nëntor të vitit të kaluar, nuk ka pasur asnjë problem me kujtesën.

Hemoglobina është një proteinë që gjendet tek rruazat e kuqe të gjakut.

Leukemia është një lloj kanceri që prek qelizat e bardha të gjakut.

Është përsëri dimër, koha kur fillojmë të kërkojmë forcues të imunitetit për të shmangur simptomat e ftohjes.

Karbohidratet jo vetëm që plotësojnë shijen, por janë të domosdoshëm për funksionin normal të organizmin.

Njerëzit që vuajnë nga ndjeshmëria e lartë e dhëmbëve, përballen çdo ditë me dhimbje të forta e të mprehta sa herë që konsumojnë ushqime

Zgjimi në mëngjes me dhimbje koke, është mënyra më e keqe për të nisur ditën.