Produkti që të jep energji në mëngjes më shumë se sa kafeja

20/11/2020 - 08:31

Kafeina që gjendet te kafeja ofron një alternativë më të mirë zgjimi se fruktoza që gjendet te molla. Megjithatë, ekspertët thonë se secila prej këtyre alternativave ofron përfitime disi të komplikuara. Për shembull, nëse ju kryeni aktivitet fizik që në mëngjes, molla do të ishte alterantiva e duhur sepse i jep organizmit energjinë e nevojshme.

Nëse hani mollë çdo ditë, ekspertët thonë se frymëmarrja juaj do të përmirësohet. Nga ana tjetër, pirja e kafesë përpara aktivitetit fizik do të nxisë djegien e yndyrnave.

Kafeina

Kur trupi është në gjumë, temperatura e tij bie bashkë me tensionin e gjakut dhe kjo është arsyeja përse njeriu është i plogësht kur zgjohet. Kafeina ndihmon në eliminimin e plogështisë së mëngjesit, rrit rrahjet e zemrës, tensionin e gjakut dhe përshpejton frymëmarrjen. Ajo të bën më të vëmendshëm dhe zmadhon ndjesinë e mirëqenies.

Karbohidratet

Molla nga ana tjetër nuk përmban kafeinë, por është e pasur me karbohidrate, të cilat japin energji për një zgjim dhe gjallërim të nevojshëm. Një mollë ofron 116 kalori dhe gjysma e 10 gramëve sheqerna përbëhet nga glukoza dhe sukroza. Fruktoza nga ana tjetër kërkon më shumë kohë për t'u tretur dhe ky aspekt e bën mollën një burim energjie për një periudhë më të gjatë se kafeina. Fibra e tretshme te molla ju mban të ngopur për më gjatë.

Ndikimet afatgjatë

Si kafeja ashtu edhe molla përmbajnë antioksidantë të cilët kur konsumohen në mënyrë afatgjatë ofrojnë shumë përfitime. Nëse pini deri në 6 filxhanë kafe në ditë, rreziku i diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare ulet ndërsa ai i kancerit të mëlçisë përgjysmohet. Molla përmban gjithashtu shumë antioksidantë. Nëse hani më shumë se dy mollë në javë, rreziku i azmës do të ulet. Konsumi i mollës përmirëson funksionin e mushkërive duke ju mbrojtur nga kanceri dhe sëmundje të tjera. Nëse hani pesë ose më shumë mollë çdo javë, kapaciteti i mbajtjes së ajrit të mushkërive do të rritet ndjeshëm.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Njohja e simptomave kryesore të koronavirusit ka qenë thelbësore për të gjetur një trajtim mjekësor për pandeminë.

Përdorimi i maskave është bërë një pjesë integrale e jetës sonë që kur pandemia pushtoi botën.

Nuk ka rëndësi në cilën pjesë të vitit ndodhemi apo si doni të dukeni, ndjesia e fryrjes së organizmit nuk është kurrë e këndshme.

Nuk mund ta mohoni: Ju nuk jeni më njësoj siç keni qenë në të 20-tat tuaja. Dhe kjo nuk lidhet me faktin që ju jeni më të pjekur.

Çdo ditë, amvisat shqiptare përballen me mëdyshje, sfida dhe punë.

Lëngu amniotik është një ndër pjesët ndërtuese të ‘strehës’ së bebit në barkun e nënës.

Një studim i ri shkencor, ka treguar se shpëlarja e gojës, mund të çrrënjosë koronavirusin brenda 30 sekondave nga ekspozimi ndaj tij në

Produktet e freskëta dhe me lëng mund të duken si një mundësi e shkëlqyeshme për t’i konsumuar gjatë ditëve të dimrit, megjithatë, duhet

Një studim i publikuar në New York Times, ka trajtuar situatën fizike të njerëzve pasi kalojnë Covid-19.

Idea e të ushqyerit shëndetshëm për disa njerëz nënkupton se duhet të heqin dorë nga shija.