Pse anemia nuk korrigjohet me ushqime ?

13/02/2015 - 22:07

Nga Sotiraq Lako, hematolog

 13 shkurt 2015 -  Anemia nuk korrigjohet me ushqime, qoftë dhe ato që përmbajnë hekur. Të gjitha gazetat dhe revistat i kushtojnë vëmendje vetëm këtij fakti: merrni ushqime që përmbajnë hekur (shpretka, verë të kuqe, spinaq, disa lëng zogu, qumësht blete, njëri kishte marrë gjak breshke!!!) e të pavërteta të tjera. Dhe këtë e bëjnë anemiamjekë, infermierë dhe sigurisht vetë populli.

Deficiti i hekurit është më i shpeshtë se anemia nga deficiti i hekurit që ëshë pasojë e tij, veçse nuk vlerësohet në praktikën mjekësore, sepse nuk kërkohet nga mjekët “ferritinemia” si analiza më e saktë e vlerësimit të rezervave të hekurit. Diskutimi nga mjekët fillon vetëm kur është instaluar anemia dhe jo kur ajo është e lehtë.

Anemia nga deficiti i hekurit ka si shkak deficitin e hekurit (e tregon vetë emri). Deficiti i hekurit ka si shkak kryesor humbjet e vogla të përsëritura të gjakut. Shkaqet e tjera janë më pak të shpeshta dhe më pak të mundshme, ndërsa deficiti i hekurit nga mosmarrja e hekurit me ushqime është një shkak teorik dhe aspak praktik. Hekuri ndodhet në ushqimet bimore dhe shtazore, dhe aq hekur sa na duhet e marrim dhe nga tenxherja ku ziejmë ushqimet. Problem nuk është marrja e hekurit (e pamundur për ta shmangur), por humbja e tij.

Si deficiti i hekurit dhe anemia nga deficiti i hekurit janë pasoja që janë plotësisht të korrigjueshme me mjekimin e duhur, kohën e duhur të mjekimit dhe kontrollin e duhur të tij.

Nëse hiqet shkaku i deficitit të hekurit dhe mjekimi bëhet i duhur deri në korrigjimin në radhë të parë të anemisë dhe pastaj të deficitit të hekurit (korrigjimi i ferritinemisë) = shërim. Nëse nuk hiqet shkaku i deficitit të hekurit, pavarësisht se mjekohesh si duhesh, problem korrrigjohet dhe përsëritet.

Është turp që një moshe të re me anemi nga mungesa e hekurit t’i jepet gjak për ta korrigjuar. Anemia instalohet gradualisht dhe suportohet mirë, korrigjimi duhet të bëhet me mjekimin përkatës.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Stresi, luhatjet hormonale dhe llojet e rejave të barnave besohet të jenë disa prej arsyeve përse gjithnjë e më shumë njerëz të rritur (3

Në vazhdën e studimeve që po kryejnë shkencëtarët për të zbuluar sa më shumë rreth COVID-19 është zbuluar një fakt interesant për vitamin

Plakja dhe efektet e saj (duke përfshirë ndjeshmërinë e ulët, shëndetin e dobët të dhëmbëve, humbjen e kujtesës, shikimit dhe dobësimin e

Gjumi i mirë, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë tre shtyllat kryesore të sistemit imunitar.i cili është thelbësor për shë

Lëngu i mishit është i këndshëm në shije por edhe shumë i shëndetshëm dhe shërues për organizmin.

Fiqtë e freskët, kur krahasohen me homologët e tyre të tharë, janë më të ulët në kalori dhe përmbajtje sheqeri, gjë që i bën ata një alte

Pagjumësia është një problem shëndetësor që shkakton shumë telashe në organizëm.

Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë.

Stomaku është një organ shumë i ndjeshëm ndaj stresit.

Ju ka ndodhur ndonjëherë që sytë t’ju kruhen aq shumë sa ju duket sikur bebja e syve të shkëputet?