Nëse nuk e keni provuar vetë ndjesinë e prindërimit, me siguri keni dëgjuar nga të tjerët që të kesh një bebe të vogël në shtëpi, gjumi nuk ka vend mes jush.

Por, përse bebet e porsalindura pushojnë së qari kur i merrni në krahë e i afroni pas vetes dhe ngriheni në këmbë, ndërsa nuk e bëjnë të njëjtën gjë kur jeni ulur?

Sigurisht, dikush do të mendojë që e keni mësuar keq fëmijën nëse ai pushon sapo ngriheni në këmbë me të, por në fakt nuk është kështu.

Sipas gjasave, bebja pushon nga ky veprim për shkak të natyrës së tyre evolutive, çka është krejtësisht normale që i/e vogli/a juaj të mos qajë kur ngriheni në këmbë me të.

Por si e dallon një foshnjë kur ju jeni ulur apo kur qëndroni në këmbë me të?

Në studimin e publikuar nga “Current Biology” thuhet:

I porsalinduri qetësohet kur nëna e merr n'grykë falë reaksionit të koordinuar të qendrës motorike dhe kardio-rregulluese. Bebet e vogla prej gjashtë muajsh pushojnë së qari dhe qetësohen dhe rrahjet e shpeshta të zemrës ngadalësojnë sapo nëna e merr n'grykë dhe fillon ta bartë nëpër dhomë.”

E ndoshta kjo ka lidhje edhe me fillimet e njeriut të parë, homosapiensi, i cili ishte gjithnjë në rrezik nga grabitqarët dhe pozicioni në këmbë është më i sigurtë dhe jeni më vigjilentë se sa kur rrini ulur, sigurisht ky është instinkt i cili mund të jetë ngulitur thellë në sjelljen e njeriut.