Pse duhet të konsumoni boronica?

06/08/2020 - 11:56

Një hulumtim i kryer së fundmi tregon se individët që konsumojnë një dietë të pasur me boronica kanë një shëndet më të mirë, përfshirë këtu shëndetin kardiovaskular, menaxhimin e diabetit, shëndetin e trurit dhe mikrobiomën e zorrëve. Gjithashtu boronicat ndikojnë edhe në qelizat përgjegjëse për rritjen dhe riparimin e muskujve.

Studiuesit shprehen se konsumi i një diete të pasuruar me boronica nga gratë për gjashtë javë ndryshon mënyrën e funksionit të qelizave progresive të muskujve.

Studimi u krye në Universitetin Cornell  dhe sipas ekspertëve, muskujt humbasin forcën, fleksibilitetin me kalimin e kohës.

Masa e muskujve zvogëlohet tre deri në pesë për qind pas moshës 30 vjeç dhe kjo normë rritet mbi moshën 60 vjeç.

Prandaj, sipas tyre boronicat ndikojnë pozitivisht në përmirësimin  e qelizave progjenitore të muskujve dhe kontribuojnë për një stres më të ulët oksidativ, të cilat çojnë në rigjenerimin e muskujve gjatë procesit të plakjes.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Leukemia është një lloj kanceri që prek qelizat e bardha të gjakut.

Është përsëri dimër, koha kur fillojmë të kërkojmë forcues të imunitetit për të shmangur simptomat e ftohjes.

Karbohidratet jo vetëm që plotësojnë shijen, por janë të domosdoshëm për funksionin normal të organizmin.

Njerëzit që vuajnë nga ndjeshmëria e lartë e dhëmbëve, përballen çdo ditë me dhimbje të forta e të mprehta sa herë që konsumojnë ushqime

Zgjimi në mëngjes me dhimbje koke, është mënyra më e keqe për të nisur ditën.

Siç dihet tashmë nga eksperienca e këtyre muajve të pandemisë, por edhe nga protokollet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), si

Shëndeti i stomakut është i një rëndësie të veçantë në mirëmbajtjen e organizmit.

Plakja e trurit është kthyer në kryefjalën e shqetësimeve mbarë botërore prej disa vitesh tashmë.

Mbetjet ushqimore janë një problem i madh në shoqërinë tonë dhe kjo ndodh kryesisht sepse njerëzit e hedhin ushqimin sepse nuk e kanë rua

Një ndër organet që prek koronavirusi dhe lë pasoja të rënda tek pacientët janë mushkëritë.