Kur jemi të nxehur hamë më shumë në tavolinë dhe papritur lind edhe dëshira për ëmbëlsira apo ushqime të kripura të paketuara.

Por cila është arsyeja? Ushqimi të qetëson, sepse që fëmijë jemi mësuar ta shohim si një farë rikompensimi dhe ngushëllimi.

Edhe kur rritemi ky mekanizëm përsëritet dhe ja që ushqimi bëhet një ilaç për të dominuar tensionin dhe qetësuar emocionet. Por rreziku është se mund ta ekzagjerojmë me racionet e për pasojë të marrim kg më shumë.