Pse jo lugë metali për mjaltin? Mësoni të vërtetat

10/04/2018 - 11:34

Këtë ndoshta nuk e dinit, por ka ekspertë që besojnë se disa enzima mirëbërëse te mjalti shkatërrohen nga kontakti me bakrin dhe hekurin.

Madje këto metale mund të prodhojnë edhe disa kripëra toksike të dëmshme. Ndaj ata janë kundër përdorimit të lugëve metalike për mjaltin. Në këtë mënyrë shmanget ndryshimi i shijes apo transferimi i substancave të padëshiruara metalike.

Ky paralajmërim i beftë ngjall habi për vetë faktin se shumica e bletërritësve përdorin mjete inoksi. Kjo që do të thotë se kontakti minimal mes mjaltit dhe lugëve metalike ka shumë pak gjasa të shkaktojë probleme.

Mjetet metalike të përftimit të mjaltit nga bletërritësit janë të inoksiduara prandaj problemi nuk ekziston në prodhim. Të gjithë mund të biem dakord se lugët e drurit janë më të mirat në kuzhinë, por ngrënia e mjaltit me një lugë inoksi, porcelani, qeramike apo plastike nuk duhet t’ju shqetësojë.

Megjithatë, jo të gjitha mjetet e kuzhinës janë inoksi ndaj nëse në etiketën e tyre nuk lexohet një gjë e tillë, atëherë më mirë mos e përdorni për mjaltin.

Nëse keni lugë ose pirunj, sipërfaqja e të cilave ka çarje dhe gërvishtje, këto nuk duhet t’i përdorni për mjaltin, madje për asnjë ushqim tjetër. Të vetmet metale të cilët nuk kanë asnjë lloj problemi me mjaltin janë ari dhe argjendi i pastër. Nëse pjesa e pasme e dorezës së lugëve, pirunjve dhe thikave tuaja shkruan ‘Stainless Steel’ tregon se metali i përdorur është material inoksi.

Ruajtja e mjaltit

Një tjetër aspekt i rëndësishëm ndaj të cilit duhet të tregojmë kujdes është mënyra se si duhet ruajtur mjalti. Mjalti duhet ruajtur në kavanozë qelqi të mbyllur mirë ose plastikë të një cilësie të lartë.

Kavanozët duhen mbajtur në një vend të errët dhe larg dritës së diellit. Moti i ftohtë dhe ruajtja në kushte frigoriferike mund ta kristalizojë dhe forcojë mjaltin. Rrjedhimisht kjo mënyrë ruajtjeje mund të shkaktojë humbjen e shijes dhe errësim të ngjyrës.

Klima e ngrohtë dhe kushtet e ambientit ku e ruani mjaltin mund të kenë ndikim të ndjeshëm në ngjyrën e tij.
Mjalti mund të marrë një ngjyrë më të errët dhe mund të bëhet më i hollë, duke u rikthyer në gjendjen fillestare të lëngut. Mjalti që forcohet mund të kthehet në gjendjen e mëparshme duke e futur në një enë me ujë të ngrohtë. Por duhet të siguroheni që temperatura e ujit të mos i kalojë 35-37 Gradë Celsius. Parimisht, mjalti duhet ngrohur që të zbutet dhe ftohur që të trashet.

Një tjetër këshillë që ka të bëjë me ruajtjen e mjaltit në kuzhinë. Mos e vendosni në dritare, pranë sobës ose në raftet sipër vendit të gatimit. Kjo për faktin se temperaturat e larta e zhveshin mjaltin nga shija karakteristike. AgroWeb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nga kanceri nuk sëmuresh as rastësisht, as prej fatit të keq.

Zakonisht fjala dietë na bën të mendojmë për të gjitha ushqimet që nuk mund të hamë për të qenë të shëndetshëm si patatinat, ëmbëlsirat d

Ne shpenzojmë një të tretën e jetës tonë, në gjumë dhe nuk mund të jetojmë pa atë.

Qeveritë na këshillojnë gjithmonë të hamë më pak, dhe të ushtrohemi fizikisht më shumë, për të qenë më të shëndetshëm, por kjo paraqet nj

Në organizëm pasqyrohet kultura jonë e të ushqyerit dhe për këtë duhet të kemi kujdes se çfarë hamë apo pijmë, në të kundër do të gjejmë

Nëse vendosni ushqimet e gabuara në mikrovalë mund të sëmureni, pasi ekspozoheni ndaj kimikateve të dëmshme.

Si mendoni për një ilaç natyral që lehtëson dhimbjet e muskujve dhe të nyjeve? Kjo është ajo që do të mësoni tani.

Bananet janë ndër frutat më të mira dhe me vlera ushqimore.

Një kujdes më i mirë për veten mund të jetë një strategji afatgjatë për luftimin e një problemi në rritje, demencës.