Pse me kalimin e moshës nisin vështirësitë me gjumin

03/11/2019 - 09:36

Ka njerëz që besojnë se të moshuarit mjaftohen me pak orë gjumë. Në fakt, kjo është thjesht një legjendë urbane. Të gjithë të rriturit kanë nevojë për të paktën 7 deri në 9 orë gjumë.

Ajo që ndodh me kalimin e moshës është se njeriu e ka më të vështirë të flejë siç duhet. Por kjo nuk do të thotë se nevojat për gjumë ndryshojnë. Një nga sfidat e plakjes së shëndetshme është garantimi i orëve të mjaftueshme për gjumë.

Si ndryshon gjumi tek të moshuarit

Për arsye nga më të ndryshmet, të moshuarit kanë vështirësi në fjetje. Atyre u nevojitet më shumë kohë t’i zërë gjumi, zgjohen tre deri në katër herë gjatë natës, urinojnë tepër, kanë tendencën të flenë herët në mbremje e të zgjohen po aq herët.

Përse të moshuarit flenë më pak

Trupi ndryshon me plakjen dhe këto ndryshime prekin cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit. Në këtë të fundit mund të luajnë rol shumë faktorë.

Hormonet

Truri i të moshuarve prodhon më pak melatoninë, që është hormoni i gjumit ndërkohë që hormoni i rritjes sekretohet në nivele më të ulëta. Ky hormon është arsyeja përse fëmijët flenë aq mirë. Tek gratë mund të luajë rol edhe menopauza, simptomat e së cilës ndërhyjnë tek gjumi.

Sëmundjet kronike

Sëmundjet dhe simptomat e tyre ndikojnë direkt tek gjumi.Për shembull, artriti shkakton dhimbje që pengon ardhjen e gjumit. Diabeti mund të nxisë nevojën për të urinuar më shpesh gjatë natës. Sëmundjet e zemrës mund të shkaktojnë zgjim të menjëhershëm gjatë natës për shkak të vështirësisë në frymëmarrje. Sëmundjet mendore që shoqërohen me ankth kanë tendencën që të ndërhyjnë tek cilësia e gjumit.

Ndryshimet në stilin e jetesës

Të moshuarit kryejnë më pak aktivitet fizik dhe qëndrojnë më pak në diell. Drita e diellit është e nevojshme për prodhimin e melatoninës që rregullon ciklet e gjumit. Të moshuarit duhet të kalojnë të paktën 2 orë ekspozimi në diell. Konsumi i alkolit, kafeinës dhe cigares shkakton kaos në cilësinë e gjumit dhe nuk duhen konsumuar të paktën 3 orë përpara fjetjes. Tek cilësia e gjumit ndërhyjnë edhe medikamentet siç janë ato të tensionit të gjakut, kundër depresionit, e të tjerë./AgroWeb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pavarësisht dëmeve dhe problemeve që sjell në shëndet pirja e duhanit, shumë individë e kanë të vështirë të largojnë varësinë që kanë pre

A e dinit që kërkesat e organizmit për vlera ushqimore ndryshojnë gjatë verës?

Shumë individë ndjekin dietën me një sasi të ulët të kalorive gjatë ditës, për të humbur peshë.

Shumë njerëz nuk e trajtojnë shëndetin e tyre me seriozitetin që meriton.

Jamballi, ose siç edhe njihet ndryshe si Likuiricia, është një bimë bishtajore në formën e shkurres.

Në moshën e tretë, njerëzit kanë nevojë për më pak kalori, duke qenë se nuk janë më aktivë fizikisht dhe metabolizmi është i dobësuar.

Frutat e detit janë ndër burimet më të mira të vitaminave dhe mineraleve për të cilat trupi dhe truri kanë shumë nevojë, sidomos në verë.

Edhe një pjesë shumë e madhe pacientësh me një formë të lehtë të COVID-19 zhvillojnë antitrupa, të cilët më pas mund t’i imunizojnë për d

Gjumi është një proces që ndikohet nga shumë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm.