Pse nuk duhet të konsumoni banane në mëngjes

Postuar: 11/09/2017 - 08:53

“Një banane dhe një gotë qumësht të paktën!”

A nuk është kjo formula klasike e nënave sa herë që fëmijët nuk i kanë marrëdhëniet e mira me mëngjesin apo thjesht nxitojnë për në shkollë?

Me siguri, bashkangjitur kësaj është shtuar dhe arsyetimi: “As nuk do e lash, as nuk duhet shumë ta qerosh…

Por shkenca vërteton krejt të kundërtën, duke mos e klasifikuar bananen si frutin ideal për vaktin e parë të ditës.

Dr. Daryl Gioffre, ka thënë për Birdy: “Duket vërtet opsioni më i mirë për një mëngjes të shpejtë, por askush nuk e merr parasysh se ky frut ka në përmbajtje 25% sheqer, si dhe një dozë të konsiderueshme aciditeti.”

Kështu, nëse do të konsumoni banane për mëngjes, do të ndiheni të ngopur në atë moment, por shumë shpejt do të shihni se do ndiheni të uritur.

Një zgjedhje e tillë mund të jetë ideale për vaktet e ndërmjetme, por jo për orët e para të ditës. Në rast se dëshironi medoemos të bëni pjesë të mëngjesit tuaj këtë frut, do ju duhet të balanconi produktet ushqimore, pasi aciditeti i lartë te banania nuk përshtatet me stomakun bosh dhe organizmin e sapo-zgjuar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Plakja është një proces që askush nuk mund ta shmangë, por ekzistojnë mënyra për ta parandaluar që të mos jetë shumë e dukshme.

Nëse shikoni një shirit të zi mbi thoin e gishtit tuaj, bëni mirë mos ta injoroni këtë shenjë por të shkoni te mjeku.

Sherbela është disi e sigurt kur përdoret në ushqime.

Avokadot, të njohura si frute ekzotike kanë një mori përfitimesh shëndetësore.

Ju ndiheni të uritur gjatë gjithë kohës dhe kërkoni që gjithmonë të keni diçka në dorë.  Por kjo është shumë e dëmshme, pasi përveçse do

Konsumi i shpeshtë i rrushit është një veprim që ndikon drejtpërdrejt në fuqizimin e imunitetit në oraganizmin e njeriut.

Një nga dilemat më të mëdha të nënave të reja, është se si do ta ushqejnë fëmijën e tyre, kur të mos i japin më qumështin e gjirit.

   Të ëmbla, të shijshme dhe të pasura me vlera ushqyese.

   Ekzistojnë gjashtë arsye përse çdo ditë duhet të pini një gotë qumësht lope apo qumësht bademi me pak mjaltë natyral.

Dobitë e shegës në shëndet janë cilësuar gjithmonë, por ajo çfarë ju nuk dini me siguri është që shega gjithashtu mbron dhe rigjeneron lë