Pse plakemi më shpejt në dimër?

16/01/2019 - 15:18

Plakja dhe moti i ftohtë janë një kombinim jo dhe aq i mirë. Temperaturat e ulëta lënë gjurmë në shëndet dhe zmadhojnë shenjat fillestare të plakjes. Në këtë artikull, do të mësoni 8 arsyet përse njeriu plaket më shpejt në dimër.

Mungesa e lagështisë ne ajër

I ftohti dhe thatësia e ajrit nuk janë miqësore me lëkurën. Dimri arrin të prishë ekuilibrat e lëkurës duke shkaktuar skuqje dhe ndjeshmëri të lartë të saj. Kjo e fundit e bën lëkurën më të brishtë dhe rrit predispozitat për një plakje të parakohshme të saj. Nga ana tjetër, përdorimi i tepërt i kondicionerit përthan lëkurën dhe flokët duke shkatërruar paraqitjen e tyre rinore.

Stresi

Për fat të keq, festat dhe pushimet e fundvitit rritin nivelet e stresit. Nivelet e larta të hormonit të stresit, kortizolit, janë të ashpra me lëkurën dhe e plakin atë përpara kohe. Dermatologët rekomandojnë më shumë kohë në kushtet e shtëpisë për t’i dhënë lëkurës mundësinë e rimëkëmbjes.

Kremi kundër diellit

Lëkura duhet mbrojtur me krem kundër diellit edhe gjatë dimrit kur qiejt janë plot me re. Rrezet UVA nuk e humbasin intensitetin e tyre gjatë dimrit dhe janë përgjegjëse për shumë dëmtime të thella në nivel qelizor. Dermatologët thonë se kremi kundër diellit duhet vendosur edhe gjatë dimrit.

Përkujdesja

Përkujdesja ndaj lëkurës duhet të jetë e ndryshme në verë dhe në dimër. Në verë, duhet të tregoni kujdes ndaj nxehtësisë dhe lagështisë. Në dimër, duhet të përdorni kremëra me aftësi të madhe hidratuese dhe me përmbajtje të lartë të acidit hyaluronik.

Dushi i nxehtë

Dushi me ujë të nxehtë e përthan ndjeshëm lëkurën dhe e zhvesh atë nga vajrat natyralë. Uji që përdoret për lëkurën e fytyrës duhet të jetë i ngrohtë dhe kontakti me të nuk duhet të zgjasë më shumë se 20 minuta. Menjëherë pas banjës duhet ta lyeni lëkurën me një krem ushqyes. Sa i përket pastrimit, dermatologët rekomandojnë përdorimin e solucioneve vajore për pastrimin që nuk e përthajnë lëkurën.

Ushqimet e gabuara

Pasojat dhe përfitimet e çdo regjimi ushqimor ndihen që në fillim në lëkurë. Dermatologët thonë se konsumi i frutave, perimeve dhe erëzave duhet të jetë më i lartë në dimër.

Mungesa e diellit

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, gjatë dimrit, niveli i vitaminës D dhe K bie. Në këtë mënyrë, dalin në pah rrathët e zinj të syve dhe lëkura zbehet.

Mungesa e aktivitetit fizik

Aktiviteti fizik nuk duhet të mungojë në dimër sepse mungesa e tij ndikon tek humori, pesha dhe inflamacioni në trup./AgroWeb.org

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Që në lashtësi, njerëzit kanë trajtuar reumatizmën duke u zhytur e mbuluar gjithë trupin me rërë të nxehtë.

Bëni një muaj plazh dhe në tetor dhe nuk keni më ngjyrën e çokollatës në lëkurë?

Quhet ndryshe sëmundja e harresës dhe mund të shfaqet papritur tek kushdo.

Moda, gjithnjë e më e përhapur në dieta, për të zëvendësuar një vakt me akullore fsheh diçka të jashtëzakonshme ...

Obeziteti është shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetit(OBSH) si sëmundja e shekullit dhe Shqipëria nuk përjashtohet nga rreziku.

Në stinën e verës akulloret janë përveçse shumë të shijshme  por edhe freskuese.

Në muajt e verës kur edhe shkollat janë mbyllur, fëmijët qëndrojnë me orë të zgjatura para ekranit të televizorit, i-pad apo edhe celular

Një studim i ri vuri në dukje se konsumi i kafes dhe çajit para kohës së fjetjes nuk ndikon në gjumë.

Sado e çuditshme të duket, një nga terapitë më të thjeshta, më të lira, më të shëndetshme dhe më të dobishme është ajo me bazë ujin: hidr