Qëndrimi herët në mëngjes para ekranit, nxit çrregullime gjuhësore te fëmijët

15/01/2020 - 07:49

Fëmijët e ekspozuar ndaj ekraneve (televizor, tablet, smartphone, kompjuter) në mëngjes, para shkollës, janë tri herë më të prirur për të patur probleme gjuhësore, sipas studiuesëve.

“Nuk është koha e kaluar para ekraneve, mesatarisht njëzet minuta në mëngjes, por periudha e ditës që ndikon. Kjo gjë u shteron atyre vëmendjen dhe i bën më pak të aftë të mësojnë”, tha studiuesja Manon Collet, Universiteti i Rennes.

Sipas saj, studimi nuk mund të vërtetojë lidhjen direkte të shkakut dhe efektit, por krijon një lidhje statistikore të caktuar, të forcuar nga rezultatet e hulumtimit mjekësor tashmë të botuar.

Studimet kanë treguar se fëmijët e vegjël të ekspozuar ndaj ekraneve kanë më pak bashkëveprim emocional me ata rreth tyre, që është i nevojshëm për zhvillimin e tyre psikomotor, në veçanti zhvillimin e gjuhës.

Në Francë, zhvillimi i gjuhës te fëmijët vlerësohet nga mjekësia shkollore në moshën 4 vjeç. Studimet franceze kanë treguar se 4 deri në 6 % e fëmijëve kanë çrregullime me bazë gjuhësore.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Fytyra dhe paraqitja e lëkurës janë pasqyra e shëndetit por shpesh edhe e sëmundjeve, sidomos atyre të fshehura.

Djathi është i pasur me yndyrna dhe kjo mund ta bëjë atë të duket një ushqim të pashëndetshëm.

Meqë po flasim për ushqimet, ka shumë prej tyre që luftojnë dëmtimin e qelizave, mund të ulin inflamacionin dhe lehtësojnë përdorimin e i

Ndotja, ndryshimet klimatike, obeziteti dhe marketingu i tepruar kërcënojnë seriozisht shëndetin dhe të ardhmen e fëmijëve.

Kolla e natës është një shqetësim i cili ndikon në cilësinë e gjumit tuaj duke u kthyer në një bezdisje për secilin.

Njeriu ka nevojë për vitaminën C në çdo ditë të jetës së tij.

Largoni shenjat e para të plakjes duke përfshirë në rutinën tuaj këto hapa të lehtë.

Urisë nuk i shpëton dot, pavarësisht vetëkontrollit apo regjimeve strikte.

Ilaçet e zemrës siç është kardiopirina ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.