Qëndrimi në diell, patatet krijojnë solaninë, një kimikat toksik për njeriun

07/07/2019 - 20:18

Patatet në asnjë mënyrë nuk duhet të shiten në rrugë apo në tezga ku preken nga rrezet e diellit. Sipas Sokol Stafës, i cili është ekspert i sigurisë ushqimorë, brënda patates prodhohet një toksinë e rrezikshme që e ka emrin solaninë.

“ Në momentin që e ekspozojmë pataten ë dritë të diellit atëherë krijohet klororfil brënda ose poshtë lëkurës së patates. Ky lloj klorofili krijon solanine e cila është shumë toksike”, tha Sokol Stafa, ekpert i sigurisë ushqimore.

Po sa kohë duhen solaninës që të shfaqet në patate?
“ Nëse patatja qëndron në raftet e ekspozuara në diell për një kohë rreth 3-4 ditë në produkt fillon e shfaqet ngjyra jeshile e cila do të thotë se po prodhohet toksina solanina”- tha Sokol Stafa, ekpert i sigurisë ushqimore.

Kjo toksina është tepër e rrezikshme, pavarësisht kësaj patatet jeshile i gjen në çdo tezge ku ka diell.
“ Simptomat e para të kontaminismit me solaninë është diarreja, dhimbja e stomakut dhe pulsim të ngadaltë. Neë solanina konsumohet ë masë shkakton vdekje”, tha eksperti.

Ndryshe nga eksperti i sigurisë ushqimore i cili thotë se pataja jeshile nuk duhet të konsumohet, për tregtarët kjo patate helmuese është një ushqim i shëndetshëm.

Zonjë ju jeni një prodhuese, kur një patate lëshon këto sytha dhe bëhet jeshile cfarë do të thotë?
“Është kështu sepse e ka zënë dielli. Kjo do të thotë që është bërë gati për tu mbjellë dhe nuk ka asgjë të keqe që të hahet”- thotë një tregtar.
“ E ka nga dielli na që nuk është mbuluar me dhe. Po për solaninën keni dëgjuar? Udhëro?? Jo, Jo nuk përdoret solaninë tek pataja se nuk e duron dot. Do ta bëjë drekën me këtë patate? Po, po do ta skuqja në furrë- tha një tregtare.
“ Kjo jeshilja pse është bërë? Ka qenë në diell. A sjell proleme shëndetësore? Jo,.Jo kjo mund të hahet”- tha një tregtar.
“ Kjo nuk konsumohet. Përse? Si pse?! Kjo të helmon është patate e vjetër .Përse është bërë jeshile? Nga rrezet e diellit dhe të helmon . Pse të konsumoj patate, unë pi birrë më djath kackavall dhe je në rregull”- tha një tregtar. /TCh/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të gjithë kemi gabuar me mënyrat sesi e kemi mbrojtur lëkurën nga rrezet e forta të diellit.

Mjalti dhe vaji i ullirit janë shumë të rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Vlerat shëndetësore të tyre janë të mrekullueshme.

Për një barkë të sheshtë ju duhet të konsumoni ushqime që përshpejtojnë metabolizmin tuaj dhe që nuk shkaktojnë fryrje.

Hithra rekomandohet për trajtimin e disa sëmundjeve dhe është një nga bimët natyrale medicinale më të zakonshme.

Është makthi i shumë prindërve, megjithatë ky fenomen nuk prek vetëm fëmijët.

Alkooli është droga më e rrezikshme për shëndetin e njeriut, më i rrezikshëm edhe se llojet më të forta të drogave të tjera si kokaina, h

Trupi ynë akumulon toksina pasi ne jemi vazhdimisht duke u ekspozuar në ditët e sotme drejt tyre nëpërmjet ushqimit, kimikateve, ndotjes

Thinjat mendohet të jenë treguesi kryesor i plakjes, por jo domosdoshmërisht flokët e bardha apo gri nuk do të thonë gjithmonë se ju po p