Qepët dhe hudhrat parandalojnë kancerin

20/02/2015 - 22:02

 20 shkurt 2015 -  The Liverpool Leader raporton se z. Munir Haidar, një emigrant nga Libanni i cili jeton në Britani, është shëruar nga kanceri i prostatës, pasi kishte ngrënë 200 gramë qepë në ditë për dy vjet rresht.

“Era e gojës është e parëndësishme kur bëhet fjalë për jetën tuaj,” ka thënë z.Haidar për "The Leader". Ai gjithashtu ka ndërprerë ngrënien e mishit dhe të ëmbëlsirave dhe ka filluar të marrë hormone si terapi kundër kancerit.

Pse qepa dhe hudhrat e papërpunuara (natyrale) shërojnë kancerin e prostates? Përderisa nuk është bërë ndonjë hetim dhe as që pritet të bëhet ndonjëherë ndonjë provë klinike, është kryer një studim epidemiologjik i sponsorizuar nga Instituto di Ricerche Farmacologiche “Mario Negri”, në Milano të Italisë. Hulumtuesit kanë zbuluar se personat që hanin më shumë hudhra dhe qepë zvogëlonin rrezikun ndaj disa lloje të kancerit:

Kanceri i gojës dhe i fytit – zvogëlim rreziku prej 39 deri 84% (në 2521 njerëz që janë studiuar),

Kanceri i zorrës së trashë – zvogëlim i rrezikut prej 26 deri 56% (në 7045 njerëz që janë studiuar),

Kanceri në Gji – zvogëlim rreziku prej 10 deri 25% (në 6020 gra që janë studiuar),

Kanceri i vezoreve – zvogëlim rreziku prej 22 deri 73% (në 3442 gra që janë studiuar),

Kanceri i Prostatës – zvogëlim rreziku prej 19 deri 71% (në 2745 burra që janë studiuar).

Numri i madh i njerëzve i përfshirë në këtë studim tregon se rezultatet nuk janë trillim, edhe pse efekti i saktë i qepëve dhe hudhrave ende nuk ka mund të përcaktohet. Zvogëlimi më i madh i rrezikut për kancer është zbuluar tek ata të cilët hanin së paku 7 shërbime qepësh dhe hudhrash në javë. Një shërbim qepë është së paku 80 gram, kurse një shërbim hudhrash është së paku një thelb hudhre.

Hulumtuesit italianë nuk e dinin se cila materie kimike në qepë dhe hudhra mund të na mbrojë nga kanceri. Ata, madje edhe spekullonin se ndoshta njerëzit që bëjnë jetë të shëndetshme, thjesht hanë më shumë hudhra dhe qepë.

Pra, a duhet të blesh 10 kg sakëza dhe të fillosh të hash hudhra dhe qepë që ta parandalosh apo trajtosh kancerin?

Z. Hajdari do të përgjigjej definitivisht po. Studimet shkencore të deritashme vetëm sugjerojnë se nuk ju bëjnë dëm dhe bile ndoshta ndihmojnë, natyrisht duke marrë parasysh që të dashurit tuaj dhe familja t'i pëlqejnë ato.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Çdo njeri ka mesatarisht 80,000 deri në 120,000 fije floku.

Kolla është një instrument i dobishëm për pastrimin e mushkërive nga substancat irrituese dhe sekrecionet e tepërta.

Nëse trupi juaj është larg të qenit perfekt, me siguri që presionin e ardhjes së verës po e ndjeni edhe më shumë.

Dimri ka mbërritur plotësisht, ditët janë bërë më të shkurtra dhe më të zymta.

Pastrimi i organizmit nga toksinat që akumulohen rregullisht, është jo vetëm i rëndësishëm por edhe i domosdoshëm.

Qeskat e syve dhe rrudhat perceptohen gjithmonë si probleme që kanë të bëjnë me moshën.

Lavanda ofron një sërë vlerash të rëndësishme mjekësore falë 150 përbërësve aktivë që luftojnë mikrobet, bakteret dhe radikalet e lira.

Frutat dhe perimet kombinohen rëndom në pjata nga më të ndryshmet me pretendimin se i bëjnë mirë shëndetit.

Tkurrjet muskulare në pulpën e këmbës shkaktojnë shumë dhimbje të forta, veçanërisht kur ato shfaqen gjatë natës.

Në dhjetor duket sikur edhe ushqimet marrin ngjyra festive.