Regjimi i duhur për shëndetin e kockave, ja çfarë duhet të hani

17/01/2020 - 08:44

Një nga regjimet më të shëndetshme për organizmin është padyshim ajo Mesdhetare. Ky regjim nënvizon rëndësinë e konsumit të ushqimeve me bazë bimore siç janë frutat, perimet, drithërat e plota, legume dhe arrorët. Sa i përket yndyrnave, këshillohet që gjalpi të zëvendësohet me variante të shëndetshme siç është vaji i ullirit.

Përfitimet e këtij regjimi për organizmin janë të panumërta. Një prej tyre është shëndeti i kockave. Një studim evropian ka zbuluar se ndjekja e një regjimi të tillë për 12 muaj ka një ndikim domethënës në shëndetin e njerëzve të prekur nga osteoporoza. Sipas studiuesve, falë këtij regjimi, njerëzit kanë një nivel më të ulët të humbjes së dendësisë kockore për shkak të sëmundjes. Osteoporoza është një sëmundje që rrit rrezikun e frakturave duke pakësuar dendësinë kockore dhe përkeqësuar strukturën kockore.

Humbja e dendësisë kockore dhe regjimi mesdhetar i ushqyerjes

Studimi që zgjati një vit, analizoi të dhënat e 1000 personave të moshave nga 65 në 79 vjeç. Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe. Njëri prej grupeve konsumoi ushqime sipas regjimit mesdhetar për 12 muaj, ndërsa grupi i dytë nuk ndoqi asnjë regjim specifik. Gjetjet e studimit treguan se regjimi mesdhetar uli nivelin e humbjes së dendësisë kockore tek njerëzit e prekur nga osteoporoza.

Ushqyerja e duhur për kockat

Kalçiumi është përbërësi kryesor i kockave të shëndetshme. Të rriturit duhet të marrin 1,000 deri në 1,200 mg në ditë. Ushqimet e mëposhtme mund të plotësojnë dozat ditore të kalçiumit: Frutat dhe perimet si barishtet, portokallet dhe fiqtë e thatë. Produktet e bulmetit si, kosi, djathi, qumështi.

Qumështi i arrorëve, sojës, orizit dhe tërshëra. Bishtajoret si fasulet dhe qiqrat. Frutat e thata, farat dhe drithërat si bajamet, farat e susamit, arrat. Peshku, kryesisht sardelet. Vitamina D është e dobishme për përthithjen dhe metabolizimin e kalçiumit. 90% e kësaj vitamine merret nëpërmjet ekspozimit në diell, ndërsa pjesa e mbetur nëpërmjet ushqimit. Ushqimet më të pasura me vitaminë D janë: salmoni, skumbria, trofta, ngjala, peshku ton, sardelet vaji i mëlçisë së merlucit, kërpudhat. Ndërkaq, ekspertët rekomandojnë edhe ushqimet me proteinë si: vezët, produktet e bulmetit, mëlçia e viçit./ AgroWeb.org

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Fytyra dhe paraqitja e lëkurës janë pasqyra e shëndetit por shpesh edhe e sëmundjeve, sidomos atyre të fshehura.

Djathi është i pasur me yndyrna dhe kjo mund ta bëjë atë të duket një ushqim të pashëndetshëm.

Meqë po flasim për ushqimet, ka shumë prej tyre që luftojnë dëmtimin e qelizave, mund të ulin inflamacionin dhe lehtësojnë përdorimin e i

Ndotja, ndryshimet klimatike, obeziteti dhe marketingu i tepruar kërcënojnë seriozisht shëndetin dhe të ardhmen e fëmijëve.

Kolla e natës është një shqetësim i cili ndikon në cilësinë e gjumit tuaj duke u kthyer në një bezdisje për secilin.

Njeriu ka nevojë për vitaminën C në çdo ditë të jetës së tij.

Largoni shenjat e para të plakjes duke përfshirë në rutinën tuaj këto hapa të lehtë.

Urisë nuk i shpëton dot, pavarësisht vetëkontrollit apo regjimeve strikte.

Ilaçet e zemrës siç është kardiopirina ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.