Roli i tiroides në rënien e flokëve dhe trajtimet natyrale që ju ndihmojnë

12/11/2019 - 08:30

Njeriut mund t’i bien flokët për arsye të ndryshme. Një ndër ato është tiroidja. Hormonet e tiroides luajnë një rol thelbësor për rritjen dhe mirëmbajtjen e flokut. Kur tiroidja prodhon shumë ose pak hormone, sistemi i brendshëm kalon në shok, që manifestohet me pezullimin e rritjes së flokut më herët seç duhet.

Gjatë këtij shoku, njeriu mund të humbasë 70 përqind të flokëve në vetëm 2 muaj.

Shenjat Paralajmëruese të Rënies së Flokëve Për Shkak Të Tiroides. Rënia e lehtë e flokut është mëse normale. Njeriu humbet 50-100 qime nga trupi çdo ditë. Njerëzit, organizmi i të cilëve bie në shok për faj të tiroides , vërejnë se flokët u bien me grushta. Problemet me tiroiden ndahen në dy kategori: hipotiroidizmi dhe hipertiroidizmi. Përveç rënies së flokëve, simptoma të tjera të hipotiroidizmit janë:

Ethet nga e ftohura

Shtim i pashpjegueshëm në peshë,

Plogështi,

Lëkurë tepër të thatë,

Harresë,

Probleme me humorin

Konstipacion.

Përveç rënies së flokëve, simptoma të tjera të hipertiroidizmit janë:

Nervozizmi

Acarimi nervor,

Djersitja e tepërt,

Rrahjet e shpejta të zemrës,

Dridhje duarsh,

Ankth,

Vështirësi në të fjetur,

Hollim të lëkurës,

Rënie e pashpjegueshme nga pesha,

Fryrje të syve,

Dobësim të muskujve.

Trajtimet Natyrale Kundër Rënies Së Flokëve

Rekomandohet përdorimi i këtyre trajtimeve natyrale kundër rënies së flokut.

Vaji i peshkut që është shumë i pasur me acide yndyrore omega-3

Barishtet si spinaqi që kanë sasi të mëdha të vitaminës A dhe C.

Ushqime të pasura me proteinë, siç janë ato të bulmetit, legumet dhe arrorët që forcojnë flokun.

Ushqimet e pasura me biotinë siç janë drithërat, mëlçia e shtazëve, e verdha e vezës. Biotina është shumë e nevojshme për mbrojtjen e flokut.

Ushqimet e pasura me kalçium, një mineral i nevojshëm për rritjen e flokut. Këtu mund të përmendim qumështin dhe djathin. /AgroWeb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tkurrjet muskulare në pulpën e këmbës shkaktojnë shumë dhimbje të forta, veçanërisht kur ato shfaqen gjatë natës.

Në dhjetor duket sikur edhe ushqimet marrin ngjyra festive.

Limoni është një agrume jashtëzakonisht e pasur me vitaminë C, e cila është e domosdoshme për shëndetin dhe paraqitjen e lëkurës.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, larja e duarve është gjëja e parë dhe më e rëndësishmja që mund të bëni për

Gërhitja është një tingull që krijohet nga vibrimi i indeve të hundës ose të fytit gjatë frymëmarrjes kur një person është duke fjetur.

Gurët në veshka janë një problem i zakonshëm shëndetësor.

Ushqimi është një proces sa i nevojshëm aq edhe i kënaqshëm për çdo njeri.

Sëmundjet e zemrës janë nga sëmundjet më të përhapura në vendin tonë. Në Shqipëri, rreth 9000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të sëmundje

Fjetja pranë një personi që gërhet mund të jetë e dëmshme për shëndetin mendor dhe fizik, sipas një studimi të kryer së fundmi.

Mungesa e aktivitetit fizik mes të rinjve në botë është kthyer në epidemi globale.