Rozmarina, aroma e këndshme që na mbron nga sëmundjet

28/01/2015 - 10:39

  • Që në kohët e lashta njihet për vlerat e saj kurative, por përveҫ dobive prej një erëze, rozmarina njihet edhe për efektin e saj kundër kancerit të lëkurës

28 janar 2015 -  Edhe pse me gjethe të holla, vetëm 2-3 milimetra të gjera, brenda qelizave të saj vërshon ujë qelizor i mbushur me vajra esencialë me një forcë të pakrahasueshme, aq sa me prekjen, por edhe me fërkimin e mollëzave të gishtave lëshojnë një aromë që të kënaq. Shiko të gjitha vlerat e një bime që vjen nga lashtësia.

Vaji i rozmarinës për lëkurë të thatë

Rozmarina është shumë efikase edhe nëse ke probleme me lëkurën e thatë apo me të kruajturit nga alergji të ndryshme. Vaji i rozmarinës do të të shërojë si me magji. Vaji i saj përdoret edhe për masazhet e lëkurës, sepse lehtëson dhimbjet e muskujve.

Parandalon kancerin e lëkurës dhe të gjirit

Studimet për këtë bimë kanë treguar se rozmarina ka veti antikacerogjene dhe është efektive në parandalimin e kancerit të gjirit, prostatës, zorrës së trashë, leucemisë dhe sidomos kancerit të lëkurës. Në një studim në minjtë laboratorikë, është konstatuar se rreziku nga kanceri i gjirit është ulur deri në shifrat 76 për qind. Antioksiduesit që përmban bima e rozmarinës mund të neutralizojnë qelizat e kancerit.

Përmirëson sistemin e frymëmarrjes

Vaji esencial i rozmarinës mund të të lehtësojë simptomat e ftohjes, alergjisë, gripit dhe infeksioneve respiratore.

Përdorimi: Vajin e rozmarinës hidhe në ujë të vluar, mbuloje kokën me peshqir dhe merr frymë thellë. Në këtë mënyrë do ta lehtësosh kollën dhe do reduktosh bllokimin e sistemit të frymëmarrjes.

Ҫaji i rozmarinës pastron organizmin nga helmet

Rozmarina ka edhe një mënyrë tjetër shijimi. Njësoj siҫ pi çajin e malit, kur ftohesh apo je me rrufë, edhe ҫaji i rozmarinës është një qetësues shumë i mirë. Ashtu si thahet çaji i malit, shumë mirë mund të thahen edhe gjethet e degët e rozmarinës për t’i përdorur atëherë kur organizmi ka nevojë. Çaji i formuar nga gjethet e rozmarinës parandalon mbajtjen e ujit në organizëm dhe ndikon në pastrimin e tij nga lloje të ndryshme të helmeve.

Lufton stresin

Aroma e rozmarinës ul nivelin e hormoneve të stresit, adrenalinës dhe kortizolit. Rozmarina, gjithashtu, redukton nivelin e radikaleve të lira në trup, të cilat prodhohen në masë të madhe kur trupi është nën stres kronik. Është dëshmuar se radikalet e lira rrisin rrezikun e inflamaciot kronik dhe stimulojnë disa lloje të kancerit.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shumica e kushteve që shkaktojnë gjakderdhje pas menopauzës mund të trajtohen me sukses, por është e rëndësishme që të vihen re të gjitha

Trupi vazhdimisht na dërgon “sinjale” në lidhje me shëndetin dhe mirëqenien, të cilat na tregojnë se kur është koha për të ndalur dhe për

Suksesi i suplementëve të vitaminave dhe mineraleve varet nga disa strategji të thjeshta.

Të dy këto përbërës natyralë janë fantastike për shëndetin e trurit, zemrën por dhe probleme të tjera shëndetsore.

Studiuesit dhe mjekët në të gjithë botën nuk po lënë gur pa lëvizur për të gjetur mënyra për të ndaluar pandeminë e Covid-19.

Sindroma Asperger (AS) është një nga një grupet e çrregullimeve neurologjike të njohura si çrregullime të spektrit të autizmit (ASD).

Qumështi është i shëndetshëm për kockat, por jo vetëm! Nëse e konsumoni atë para gjumit, do të keni edhe më shumë përfitime.

Një udhëzim i Institutit të Shëndetit Publik në Mbretërinë e Bashkuar thotë se mjalti përbën mënyrën më të mirë për të trajtuar kollën ak

Kafeja gjatë shtatzënisë duhet evituar plotësisht. Ky është rezultati i një studimi të publikuar sot i bazuar mbi statistika.

Sipas një studimi, fëmijët nën 5 vjeç mund të preken më lehtë nga koronavirusi se sa të rriturit.