Rritet numri i joduhanpirësve

23/03/2015 - 11:00

23 mars 2015 - Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se mospirja e duhanit po bëhet norma e re në mbarë botën. Megjithatë, ajo paralajmëron se betejat ligjore po ngadalësojnë përpjekjet për një ulje edhe më të madhe të përdorimit të duhanit. OKB-ja publikoi një raport të ri të këto ditë, gjatë Konferencës së 16 Botërore për Shëndetin dhe Duhanin në Abu Dhabi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se përdorimi i duhanit po bie, dhe po shtohet numri i atyre që nuk pinë duhan. Raporti Global mbi Prirjet e Pirjes së Duhanit thotë se në vitin 2010, kishte afro 4 miliardë njerëz mbi moshën 15 vjeç që nuk pinë duhan.

Eduard Tursan d’Espaignet, zyrtari i OKB-së që vëzhgon epideminë e duhanit, thotë se traktati 10-vjeçar i njohur si Korniza e Konventës për Kontrollin e Duahnit rezulton të ketë qenë i efektshëm.

“Fakti që traktati ekziston, do të thotë se ka shumë debat në botë për duhanin. Ka më shumë njerëz që kanë njohuri për traktatin. Vendet kanë marrë masa të rrepta, si shtimi i taksave për mbrojtjen e popullsisë nga pirja e duhanit, mospirja e duhanit në restorante, në transportin publik apo mjedise publike. Ndalim të reklamave dhe sponsorizimit të aktiviteteve sportive dhe artistike, duke mënjanuar përpjekjet e industrisë së duhanit për të influencuar të rinjtë për të pirë duhan”.

Ai gjithashtu deklaron se industria e duhanit po ndihmon disa vende në mosmarrëveshje me Australinë. Irlanda, Britania, Turqia dhe Afrika e Jugut po ndjekin shembullin e Australisë për shitjen e cigareve në paketa pa mbishkrime.

Industria thotë se shtetet mbledhin miliarda dollarë nga taksat e duhanit dhe se industria krijon mijëra vende pune. Po ashtu ajo thotë se nuk duhet mbajtur përgjegjëse për problemet shëndetësore, duke thënë se njerëzit duhet ta dinë rrezikun nga pirja e duhanit pasi është e shkruar në paketë dhe nga fushatat kundër pirjes së duhanit. Delegatët në Konferencën Botërore mbi Duhanin dhe Shëndetin po ashtu po diskutojnë edhe rreth sëmundjeve që shkaktohen nga duhani.

Këtu përfshihen sëmundje si kanceri, sëmundjet e zemrës, ato të rrugëve të frymëmarrjes dhe diabeti. Të gjitha këto sëmundje përkeqësohen nga pirja e duhanit. Konferenca po i trajtonte këto dy çështje së bashku.

Organizata Botërore e Shëndetit thotë se vdekjet e parakohshme mund të parandalohen duke trajtuar katër faktorë kryesorë: dietat e pashëndetshme, mungesën e ushtrimeve fizike dhe përdorimi i dëmshëm i alkoolit dhe duhanit.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Periudha e verës, temperaturat e larta dhe mosushqyerja e duhur mund të shkaktojnë probleme me tretjen.

Skuqja dhe irritimi i lëkurës është shtuar në listën e simptomave të pacientëve të prekur me COVID-19, kanë bërë të ditur zyrtarë shëndet

Studimet e kryera mbi autopsitë e pacientëve që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit kanë zbuluar se sëmundja shkakton mpiksje gj

Efektet e sëmundjes së ndotjes së ajrit janë të njohura gjerësisht dhe konsiderohen si një shkaktar kryesor edhe për mjaft probleme në sh

Pyetja më e zakonshme që kanë prindërit e rinj për fëmijët e tyre, është sesa qumësht duhet të pinë.

Ekonomia nuk do të rikthehet në aktivitet të plotë deri kur të vihet në përdorim një vaksinë kundër COVID-19, thonë ekspertët.

Gjumi i mirë, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë tre shtyllat kryesore të sistemit imunitar.i cili është thelbësor për shë

Mjaft konsumatorë preferojnë t’i nxjerrin farat e rrushit, madje të tjerë nuk konsumojnë as lëkurën e këtyre kokrrave.

Qytetërime të ndryshme i kanë përdorur mustaqet e misrit që në lashtësi, sepse kanë besuar fort se këto fije të holla, në dukje të rëndom

Është koha që fytyra juaj të përballet me faktet, kjo nuk është një kohë e mirë për lëkurën.