Rukola me vlera të forta për pastrimin e gjakut dhe organizmin

10/10/2018 - 12:17

Rukola është e pasur me vlera ushqimore dhe antioksidantë.

Ajo është një burim i pasur me vitaminë A, fibër, vitaminë C, vitaminë K, folat, hekur, kalcium, fosfor, magnez, mangan dhe kalium.

Në lashtësi, rukola përdorej për përgatitjen e një ‘ilaçi dashurie’ së bashku me barishte të tjera siç është livandoja.

Shqiptarët e kanë kultivuar rukolën pas viteve 90’, ndërkohë që të gjitha vendet e tjera të Mesdheut kanë shfrytëzuar vlerat e saj shumë më herët.

Megjithatë, shqiptarët nuk janë të fundit mes kombeve që kanë rritur këtë barishte, duke qenë se së fundmi Amerikanët janë marrosur pas saj.

Rukolën në Shqipëri e gjejmë me dy lloje, ajo me gjethe të vogla dhe me gjethe të mëdha.

Në tregun fshatar, rukolë gjethemadhe e quajnë edhe rukola e restoranteve, pasi është më e lehtë për t’u larë e pastruar se sa ajo me gjethe të vogla.

Por vlerat i kanë të njëjta, pavarësisht formës së gjetheve.

Ju ndoshta nuk e dini, por rukola prodhohet edhe në Divjakë e Lushnjë së bashku me shokët e tjerë, finokun dhe lakrën e Brukselit.

Arugula siç dhe e njohim ndryshe, është nga ato perime që qëndrojnë në piedestal për shkak të shumë vitaminave e mineraleve.

Nëse do të krahasonim rukolën me sallatën jeshile, ajo përmban tetë herë më shumë kalcium dhe katër herë më shumë hekur sa e njëjta sasi me sallatë jeshile.

Rukola përmban gjithashtu pesë herë më shumë vitaminë A, vitaminë C dhe vitaminë K.

Zgjedhja mes tyre është e thjeshtë. Rukola për një sallatë të shëndetshme.

Për më tepër, fibrat tek rukola ju ndihmojnë në aparatin tretës, duke ju bërë që të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë.

Kjo barishte speciale është e pasur me proteina, zink, vitaminë B6, acid pantotenik dhe bakër.

Në 10 gramë rukola gjenden vetëm 2 kalori. Antioksidantët tek rukola ulin tensionin e gjakut dhe përmirësojnë funksionet e enëve të gjakut.

Rukola ndihmon në uljen e kolesterolit, mbajnë nën kontroll sheqerin në gjak dhe ulin shanset për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës.

Kjo barishte është një burim i shkëlqyer antioksidantësh të cilët rrisin aftësinë e organizmit për përthithjen e oksigjenit.

Antioksidantët ndihmojnë kundër ftohjeve, sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe plakjes së parakohshme.

Rukola është e pasur me vitaminë K që ndihmon në formimin dhe forcimin e kockave.

Ajo ka sasi të larta të vitaminës C që i vjen në ndihmë sistemit imunitar, ndërkohë që vitaminat e tjera forocojnë metabolizmin.

Rukola është një burim i pasur karoteni që është thelbësor për shikimin. Marrja e sasive të lartë të karotenit ndihmojnë në ngadalësimin e simptomave të plakjes.

Siç e thamë edhe më lart, kjo barishte ka pak kalori, por është e pasur me ushqyes dhe vitamina që luajnë një rol thelbësor në rënien në peshë.

Përdorimet tradicionale të rukolës

Në vendet e Mesdheut, rukola konsumohet si sallatë, gatuhet ose përdoret në pica. Disa vende përgatisin edhe një pastë me rukola që është shumë e shijshme.

Gjethet zihen në avull dhe përzihen me vaj ulliri dhe barishte të tjera. Lulet dhe gjethet përdoren edhe në supë për t’i dhënë asaj më shumë shije.

Kjo barishte kombinohet mjaft mirë me uthullën, limonin dhe domatet e freskëta ose të thata.

A e dinit se:
Në Romën e lashtë, njerëzit e hanin rukolën kur kishin nevojë për fat, por edhe për të rritur aktivitetin e tyre fizik./AgroWeb.org

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të ushqehesh mirë është thelbësore për të qëndruar në formë dhe për të parandaluar shqetësimet apo sëmundjet.

Avokado është një ushqim i cili sjell përfitime të shumta, pasi njihet për yndyrat e tij të “mira”, ose ato që organizmi ynë ka nevojë pë

Procesi i plakjes është i pashmangshëm. Por a njihni njerëz që duken më të mëdhenj se mosha e tyre?

Nëse keni rrjedhje dhe bllokim hundësh, ose keni teshtima dhe kollitje mendimi juaj i parë është se jeni ftohur.

Prej shekujsh, vaji i kanabisit është përdorur por u ndalua në gjysmën e shekullit të 20-të.

Numri i rasteve të diabetit të tipit 2 po rritet me shpejtësi, dhe sa i përket sëmundjes së rëndë, e cila kërkon terapi të përshtatshme d

Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm i grave në mbarë botën, si në vendet e zhvilluara dhe vendet në zhvillim.

Të rinjtë në Britaninë e Madhe po i qëndrojnë larg alkoolit, thuhet në një studim të sapo publikuar.

Banania është një frut i shijshëm tropikale, i pasur me vitamina dhe minerale.