Sëmundja e penisit e quajtur 'Hypospadias' në rritje

28/08/2014 - 21:09

28 gusht 2014 -  Një gjendje e cila shkakton që fëmijët meshkuj të lindin me penis të deformuar po bëhet shumë e zakonshme në Suedi, për arsye të panjohura thonë shkencëtarët.

Hulumtuesit në Suedi vlerësuan disa të dhëna të mbledhura të Hypospadias mes vitit 1973 dhe 2009. Ata zbuluan se para vitit 1990, vetëm 4-5 djem në 1000 kishin gjendjen e njohur si Hypospadias. Por pas vitit 1990, kjo shifër ishte rritur për 8 djem në 1000, transmeton Lajmi.net.

Në përpjekje për të shpjeguar rritjen, ekspertë nga Instituti Karolinska në Stockholm konsideruan faktorët e njohur që mund të shkaktojnë defektin, duke përfshirë lindjen me peshë të vogël, lindja binjake, dhe prindërit të cilët kishin përodur tretmane IVF për lindje.

Megjithatë, shkencëtarët nuk mundën ta lidhnin rritjen e këtij problemi me ndonjë shkak të njohur më parë, dhe në vend të kësaj arritën në përfundim se një faktor i panjohur është prapa kësaj.

Hypospadias mund të shkaktojë një kombinim prej tre problemeve të veçanta: vrima përmes të cilës kalon urina nuk qëndron në maje të penisit, lëkura e kokës së penisit duke u bërë e mbledhur prapa pa pasur asgjë përpara, dhe ngurtësimi i penisit, sipas NHS.

Përderisa hypospadias nuk është kërcënuese për jetën, ajo mund ta bëjë të vështirë për të urinuar në këmbë, dhe mund të bëjë që personi i cili e ka këtë sëmundje ta ketë të vështirë të bëjë seks. Problemet zakonisht zgjedhen me një operacion për ta lëvizur vrimën e penisit (meatus) dhe rrethprerja për të hequr lafshën e penisit.

Shkencëtarët po dyshojnë për një lidhje mes ndryshimit riprodhues tek femrat dhe meshkujt, me rritjen e kancerit të gjirit dhe modelet e parregullta të lindjes.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pavarësisht dëmeve dhe problemeve që sjell në shëndet pirja e duhanit, shumë individë e kanë të vështirë të largojnë varësinë që kanë pre

A e dinit që kërkesat e organizmit për vlera ushqimore ndryshojnë gjatë verës?

Shumë individë ndjekin dietën me një sasi të ulët të kalorive gjatë ditës, për të humbur peshë.

Shumë njerëz nuk e trajtojnë shëndetin e tyre me seriozitetin që meriton.

Jamballi, ose siç edhe njihet ndryshe si Likuiricia, është një bimë bishtajore në formën e shkurres.

Në moshën e tretë, njerëzit kanë nevojë për më pak kalori, duke qenë se nuk janë më aktivë fizikisht dhe metabolizmi është i dobësuar.

Frutat e detit janë ndër burimet më të mira të vitaminave dhe mineraleve për të cilat trupi dhe truri kanë shumë nevojë, sidomos në verë.

Edhe një pjesë shumë e madhe pacientësh me një formë të lehtë të COVID-19 zhvillojnë antitrupa, të cilët më pas mund t’i imunizojnë për d

Gjumi është një proces që ndikohet nga shumë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm.