Mungesa e vitaminës D mund të dëmtojë shëndetin e një personi. Dhimbjet në muskujt dhe lodhja e vazhdueshme janë vetëm disa nga simptomat.

Mënyra më e mirë për të evituar simptomat e mungesës së kësaj vitamine është të merrni sa më shumë rreze dielli, burimi më i mirë i vitaminës D.

Por sa kohë duhet të kalojmë në diell çdo ditë për t’u siguruar që të kemi një sasi të mjaftueshme?

Sipas NHS, shumica e njerëzve duhet të marrin rreze të diellit nga fundi i marsit ose në fillim të prillit deri në fund të shtatorit, veçanërisht nga ora 11:00 dhe 15:00.

Vitamina D është e rëndësishme te funksioni trupor. Ajo ndihmon në rregullimin e sasisë së kalciumit dhe fosfatit në trup, të cilat janë lëndë ushqyese që mbajnë kockat, dhëmbët dhe muskujt të shëndetshëm.