Sa kalori i duhen trupit çdo ditë për të mbajtur peshën e duhur

26/06/2020 - 18:22

Në kohët e sotme kur shumë njerëz janë në kërkim të perfeksionit, kaloritë janë si gogoli. Kaloritë janë një term me të cilin abuzohet shumë, sidomos për njerëzit që kanë nevojë të dobësohen. Ekspertët sqarojnë se kaloritë janë shumë më tepër se një njësi matëse e një ushqimi që të shëndosh. Në terma ushqimorë, kaloritë janë sasia e energjisë që ofron një ushqim.

Sa Kalori Ju Nevojiten Në Ditë

Sipas udhërrëfyesve të Departamentit të Ushqimit në Shtetet e Bashkuara, një grua ka nevojë për 1,600-2,400 kalori në ditë. Burrat nga ana tjetër kanë nevojë për 2000-3000 kalori në ditë. Sidoqoftë, sasia e saktë e kalorive për një njeriu është në varësi të këtyre faktorëve:

• Mosha,

• Pesha,

• Gjatësia,

• Stili i jetesës,

• Shëndeti

• Aktiviteti fizik

Me kalimin e moshës, ritmi i metabolizmit të njeriut ngadalësohet shumë. Kjo pakëson edhe nevojën e njeriut për energji. Për shembull, vajzat nga 19-25 vjeë kanë nevojë për deri në 2000 kalori në ditë. Pas moshës 51 vjeëare, sasia e nevojshme e kalorive zbret në 1600.

Djegia e Kalorive Në Mënyrë Të Shëndetshme

Trupi i njeriut ka nevojë për energji që të funksionojë. 20 pëqind e energjisë që marrim nga ushqimet (pra kaloritë) janë të nevojshme për trurin. Pjesa tjetër është për funksionet bazë siç është qarkullimi i gjakut, tretja dhe frymëmarrja. Ekspertët, thonë se njeriu mund të djegë kalori edhe duke ngrënë shëndetshëm, pa qenë domosdoshmërisht në dietë.

Mëngjesi duhet ngrënë rregullisht. Sigurohuni që të konsumoni proteina për një ngopje më të gjatë.

Vaktet e tjera të ditës duhet të jenë të rregullta. Kësisoj do të humbisni më shumë kalori.

Mos harroni rregullin e artë të pesë frutave dhe perimeve në ditë. Ato janë të pasura me fibër.

Hani më shumë kalori që digjen ngadalë. Thjerëzat dhe yndyrnat e shëndetshme siç është avokadoja, kërkojnë më shumë kohë që të çlirojnë energji. Kësisoj nuk do t’ju marrë uria shumë shpejt.

Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm për djegien e kalorive të tepërta ndaj nuk duhet ta anashkaloni.

Uji është gjithashtu i dobishëm për të ruajtur peshën ideale. Shmangni lëngje dhe pije të tjera jo të shëndetshme.

Racionet, janë një aspekt i nevojshëm që duhet marrë në konsideratë. Zvogëlimi i racioneve do ju ndihmojë të humbisni peshë në mënyrë të shëndetshme./AgroWeb.org

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Efektet e sëmundjes së ndotjes së ajrit janë të njohura gjerësisht dhe konsiderohen si një shkaktar kryesor edhe për mjaft probleme në sh

Pyetja më e zakonshme që kanë prindërit e rinj për fëmijët e tyre, është sesa qumësht duhet të pinë.

Ekonomia nuk do të rikthehet në aktivitet të plotë deri kur të vihet në përdorim një vaksinë kundër COVID-19, thonë ekspertët.

Gjumi i mirë, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë tre shtyllat kryesore të sistemit imunitar.i cili është thelbësor për shë

Mjaft konsumatorë preferojnë t’i nxjerrin farat e rrushit, madje të tjerë nuk konsumojnë as lëkurën e këtyre kokrrave.

Qytetërime të ndryshme i kanë përdorur mustaqet e misrit që në lashtësi, sepse kanë besuar fort se këto fije të holla, në dukje të rëndom

Është koha që fytyra juaj të përballet me faktet, kjo nuk është një kohë e mirë për lëkurën.

Ndonjëherë ndodh që në trup zbulon shenja ose të nxira të cilat shfaqen krejt papritur.

Shalqiri dhe pjepri janë dy nga frutat e verës që të gjithë i preferojnë, të shijshëm e me vlera ushqyese.

Cilësia e gjumit ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin kardiovaskular të organizmit.