Një nga dilemat më të mëdha të nënave të reja, është se si do ta ushqejnë fëmijën e tyre, kur të mos i japin më qumështin e gjirit. Akademia Amerikane e Pediatrisë thotë se qumështi i nënës ka vlera ushqyese deri në gjashtë muajt e parë, ndërsa më pas është mirë që fëmija të marrë vlerat e tjera ushqyese që i nevojiten.

Shumë nëna mendojnë se ushqimet e përgatitura në shtëpi janë më të shëndetshme për foshnjat e tyre, krahasuar me ushqimin e blerë të gatshëm. Kjo është një temë që hap shumë diskutime, por studiuesit thonë se në vitet e para të jetës së fëmijës është shumë e rëndësishme, që ai të marrë ato vlera që i duhen, në sasinë e duhur.

Kështu, ushqimet e gatshme i kanë shumë të kontrolluara këto vlera, bazuar në nevojat e fëmijës. Ndërsa ushqimet e përgatitura në shtëpi, mund të jenë të shëndetshme dhe të freskëta, por ndoshta mund të mos plotësojnë nevojat e fëmijës ose mund t’i tejkalojnë ato, varësisht nga faza në të cilën është fëmija juaj. /tesheshi.com/