Selino - simbol i bukurisë homerike

24/02/2015 - 23:34

  • "Apium Graveolens” ose selinoja përmban materie ushqyese dhe të dobishme në të gjitha pjesët e saj: në rrënjë, trung, gjethe, madje edhe në fara.
25 shkurt 2015 -  Më së shumti materie ushqyese gjenden në selinon e freskët, apo në lëngun e saposhtrydhur. Në kohën e Homerit, selinoja ishte simbol i bukurisë dhe gëzimit. Më vonë, në Romë e ka simbolizuar fitoren dhe kështu së bashku me dafinën është përdorur si kurorë në kokat e fituesve.

Përbërja e selinos

Vlera energjetike e 100 gramëve të selinos është e vogël – përmban 14 kcal/59 kJ. Prej kësaj 0,69 për qind janë proteina, 2,97 për qind karbohidrate dhe 0,17 për qind yndyra. Është burim i shkëlqyeshëm i kaliumit (ka rol të rëndësishëm në rregullimin e qarkullimit të gjakut, ruajtjen e masës eshtërore, funksionimin e sistemit nervor, zemrës, veshkave dhe funksioneve muskulore dhe adrenalinës), vitaminës C (e cila ndihmon tek infektimet me viruse dhe baktere, ftohja, astma, alergjitë, sëmundjet e zemrës…), vitaminës B1 (e cila është përgjegjëse për funksionim normal të sistemit nervor). Përveç këtyre, në selino janë gjetur edhe natriumi, kalciumi, proteina, acid folik…

Për shërim

Selinoja e papërpunuar është efektive kundër gurëve të veshkave, sepse ndikon si diuretik. E ul edhe shtypjen e gjakut, e zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak, si dhe nivelin e kolesterolit. Ekspertët e rekomandojnë këtë bimë për ta luftuar stresin. Në farmaci, farat e saj përdoren për përgatitjen e barërave për qetësim.

  • Pirja e lëngut të saposhtrydhur të rrënjëve, gjetheve dhe trungut është një ilaç i shkëlqyeshëm në fazat e hershme të reumës, ndërsa rekomandohet edhe për personat me prirje për të shtuar peshë. Kompleksi i natriumit ndihmon në zbutjen e acidit në lukth dhe ashtu ndikon mirë edhe në tretje dhe e zvogëlon fryrjen. Selinon mund ta përdorim edhe për shërimin e astmës – kështu në mjekësinë popullore në shumë vende bëhen bonbone nga selinoja e zier me shtim të sheqerit, të cilat e zbutin kollitjen.

 

Për shkak të përmbajtjes së madhe të vajrave eterike dhe përbërësve të tjerë të dobishëm, selinoja ndikon kundër baktereve dhe mukozës në zorrë dhe në traktet urinare. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndonjëherë ndodh që në trup zbulon shenja ose të nxira të cilat shfaqen krejt papritur.

Shalqiri dhe pjepri janë dy nga frutat e verës që të gjithë i preferojnë, të shijshëm e me vlera ushqyese.

Cilësia e gjumit ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin kardiovaskular të organizmit.

Stresi, luhatjet hormonale dhe llojet e rejave të barnave besohet të jenë disa prej arsyeve përse gjithnjë e më shumë njerëz të rritur (3

Në vazhdën e studimeve që po kryejnë shkencëtarët për të zbuluar sa më shumë rreth COVID-19 është zbuluar një fakt interesant për vitamin

Plakja dhe efektet e saj (duke përfshirë ndjeshmërinë e ulët, shëndetin e dobët të dhëmbëve, humbjen e kujtesës, shikimit dhe dobësimin e

Gjumi i mirë, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë tre shtyllat kryesore të sistemit imunitar.i cili është thelbësor për shë

Lëngu i mishit është i këndshëm në shije por edhe shumë i shëndetshëm dhe shërues për organizmin.

Fiqtë e freskët, kur krahasohen me homologët e tyre të tharë, janë më të ulët në kalori dhe përmbajtje sheqeri, gjë që i bën ata një alte

Pagjumësia është një problem shëndetësor që shkakton shumë telashe në organizëm.