Sëmundja e mishrave të dhëmbëve rrit rrezikun e hipertensionit

27/09/2019 - 17:05

Sëmundja e mishrave të dhëmbëve (periodontiti) shoqërohet me një rrezik të lartë nga presioni i lartë i gjakut dhe kujdesi dentar për të kontrolluar periodontitin mund të favorizojë më mirë presionin e gjakut, sipas 80 studimeve klinike të kryera në 26 vende, rezultatet e të cilave u botuan në revistën ”Cardiovascular Research”.

Studimi u koordinua nga Francesco D’Aiuto i institutit dental ”Eastman” në University College London.

“Vëzhguam lidhjen mes sëmundjes së mishrave të dhëmbëve dhe presionit të lartë të gjakut dhe arritëm në konkluzionin që sa më i rëndë të ishte periodontiti, aq më i madh ishte rreziku i hipertensionit për pacientin”, tha ai.

”Këto rezultate sugjerojnë që pacientët me periodontit duhet të marrin informacion në lidhje me rrezikun, ashtu siç shpresojmë që secilit pacient duhet t’i jepen rekomandimet e duhura për stilin e jetës, siç është praktika e aktivitetit fizik dhe ushqimi i shëndetshëm, për të parandaluar presionin e lartë të gjakut”, theksoi D’Aiuto. /Atsh

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Keni provuar të zgjatni flokët tuaj, por përpjekjet kanë rezultuar të pasuksesshme?

Mirëqenia e organizmit gjatë ditës lidhet me mënyrën e të ushqyerit në mëngjes.

Te qumështi i nënës është zbuluar një substancë antimikrobike, një lloj antibiotiku natyral, i cili mbron nga bakteret e rrezikshme dhe f

Duket e pabesueshme, por në fakt ekzistojnë ushqime që mund t’ju shuajnë urinë e t’i shijoni pa shtuar kilogramë.

Statistikat botërore thonë se 1 në 10 njerëz në botë vuajnë nga gurët në veshka.

Një nga metodat më te mira natyrale për trajtimin e tiroides është kura me qumësht, piper të zi dhe xhinxher.