Dhimbjet e kokës janë të padurueshme për të gjithë. Përdorimi i medikamenteve mjekësore nuk preferohet shumë, për këtë fakt njerëzit janë në kërkim të formave natyrale për shërimin e dhimbjes.

Përdorimi i xhenxhefilit mund të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit të enëve të gjakut në kokë, duke siguruar kështu lehtësim nga dhimbja e kokës. Lëngu i Mentes ka efekt pozitiv në ndalimin e dhimbjes në kokë.

Aroma e vajit të lavandës është ndihmesë e madhe në përmirësimin e simptomave edhe të migrenës.