A shkaktojnë kancer cigaret elektronike?

08/03/2018 - 14:03

Cigaret elektronike gjithnjë e më shumë po përdoren si një alternativë e nikotinës teksa duhanpirësit kërkojnë mënyra për të hequr zakonin e tyre.

Këto lloj cigaresh punojnë duke ngrohur një lëng të pastër të quajtur e-lëng, i përbërë nga aromatizues, propilen glikol, glicerinë dhe shpesh nikotinë - derisa avullojnë.

Avulli është shumë më pak bezdisës sa tymi i cigares si për duhanpirësit ashtu edhe për jo duhanpirësit.

Por përdorimi i tyre është rrethuar nga debati, duke u përqendruar në mungesën e provave lidhur me dëmet që shkaktojnë nga përdorimi afatgjatë si dhe potencialin e tyre për të vepruar si një portë për pirjen e duhanit në mesin e adoleshentëve.

Një studim i botuar të hënën në revistën Pediatrics zbuloi pesë toksina që shkaktojnë kancer në urinën e 16-vjeçarëve të cilët thithin avullin e cigareve dhe një studim i dytë zbuloi përsëri se e-cigaret inkurajojnë adoleshentët të fillojnë pirjen e cigares tradicionale.

Javën e kaluar, një studim i rreth 70.000 njerëzve zbuloi se përdorimi i përditshëm i cigareve mund të dyfishojë rrezikun për sulme në zemër. Nëse përdoruesi vazhdon të pijë cigare të rregullta çdo ditë së bashku me e-cigare, rreziku i kombinuar rritet pesë herë.

"Cigaret elektronike janë promovuar gjerësisht si një ndihmë për ndërprerjen e pirjes së duhanit, por për shumicën e njerëzve ata e bëjnë më të vështirë të lënë duhanin, kështu që shumica e njerëzve përfundojnë si të ashtuquajturit 'përdoruesit e dyfishtë' që vijojnë pirjen e duhanit gjatë përdorimit të cigareve elektronike" tha Stanton Glantz, autor kryesor i studimit të fundit.

Shkenca dhe politika publike kanë debatuar për më shumë se një dekadë, pasi që studime të ndryshme prodhojnë rezultate të ndryshme - dhe nganjëherë kontradiktore.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në ditët e nxehta të verës, uji apo pijet e ndryshme shoqërohen me akull.

Termi flexitariana vjen nga greqishtja që do të thotë ''dieta vegjetariane''.

Të gjithë duam bark të sheshtë, por për fat të keq, kjo është shumë e vështirë të arrihet. 

Ka pak njerëz që s’janë adhurues të djathit.

Të dëgjoni muzikë para gjumit është një mënyrë e mirë relaksuese për çdo person.

Sipas statistikave, nga 5 deri në 60% e njerëzve në botë vuajnë nga era e keqe e gojës.

Gjumi është shumë i rëndësishëm për të rifituar energjitë dhe përballuar ditën. Por cilat ushqime na ndihmojnë për një gjumë të qetë?

Të ushqehesh mirë është thelbësore për të qëndruar në formë dhe për të parandaluar shqetësimet apo sëmundjet.

Avokado është një ushqim i cili sjell përfitime të shumta, pasi njihet për yndyrat e tij të “mira”, ose ato që organizmi ynë ka nevojë pë

Procesi i plakjes është i pashmangshëm. Por a njihni njerëz që duken më të mëdhenj se mosha e tyre?