Shkencëtarët: Banania mban larg sëmundjet e zemrës

10/05/2018 - 11:47

Sipas një studimi të fundit, konsumi i përditshëm i bananes parandalon sëmundjet e zemrës dhe infarktet.

E pasur në kalium, ushqimet si banania ndalojnë bllokimet fatale që të ndodhin dhe ngushtimin e arterieve. Shkencëtarët e universitetit të Alabamas kanë zbuluar efektet pas testimeve tek minjtë, të cilët ishin në rrezik sëmundjesh zemre.

Minjtë u ushqyen me nivele të ulëta, normale dhe të larta kaliumi dhe rezultatet treguan se ata që ushqeheshin me nivele të ulëta kaliumi bëheshin më të mëdhenj.

Ndërsa ata që morën nivele të larta kaliumi kishin më pak ngushtim venash dhe reduktonin ngurtësimin e aortës. Por ama konsumi në nivele të larta shkaktonte dhimbje stomaku, të vjella dhe diarre.

Dr. Mike Knapton, thotë se moskonsumimi në nivelet e duhura i kaliumit forcon arteriet.

“Me më shumë studime, ne mund të shohim nëse format e sëmundjes tek njerëzit janë në të njëjtën mënyrë si tek trajtimi i minjve”, ka thënë ai për The Sun.

Zyrtarët thonë se duhen konsumuar 3500 mg kalium çdo ditë, çereku i të cilave plotësohet duke ngrënë dy banane. Ushqime të tjera të pasura me minerale janë patatja, brokoli, lakra, farërat, peshku dhe pula.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Hurmat janë dietike, kanë një veprim anti-inflamator me përfitime për mbajtjen e yndyrës dhe ujit. 

Një studim i fundit shkencor mbi tensionin ka zbuluar se njerëzit që vuajnë nga pagjumësia kronike janë tejet të rrezikuar nga tensioni i

Rreziqet e marrjes së ilaçeve statina kundër kolesterolit, tejkalojnë përfitimet për miliona pacientë, sipas një studimi.

Flokët janë një nga prioritetet fizike të njerëzve. Në fakt, shumë dashurojnë për t’i trajtuar, ngjyrosur ose prerë shpesh.

Pasja e fëmijëve iu kushton nënave 11 vjet jetë.

Kanceri i prostatës është një lloj i zakonshëm i kancerit te meshkujt.

Nga momenti që hapni sytë në orët e hershme të mëngjesit, mund të filloni të digjni kalori të vogla.

Terapia nëpërmjet sistemit imunitar për të luftuar tumoret.

Rënia e flokëve mund të shkaktohet nga ndryshimet hormonale, një gjendje e caktuar shëndetësore, stresi ose mungesa e lëndëve ushqyese.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Berkley-t në Kaliforni, që është botuar në revistën shkencore Human Reproduction, puberteti