Shmangni këto ushqime nëse keni dhimbje koke

Postuar: 03/06/2018 - 22:27

   Dhimbja e kokës është një shqetësim shumë i shpeshtë dhe mund të përkeqësohet nëse jemi në stres. Puna në vende të mbyllura dhe jo të mirë ajrosura si dhe zakoni i keq i të pirit pak ujë, mund të jenë të tjerë faktorë rëndues që ndikojnë në dhimbjen e kokës.

Stili i jetesës në fakt, dëshmon të jetë një ilaç i rëndësishëm e themelor sa i përket të ndjerit më mirë nga njëra ditë në tjetrën, duke përmirësuar mirëqenien tonë të përditshme me thjeshtësi falë zakoneve të mira dhe mjeteve natyrore.

Çrregullimet që përgjithësisht përcaktohen si “dhimbje koke”, në fakt përmbajnë një univers shumë kompleks dhe të larmishëm. Shumë studime janë duke u zhvilluar ende në përpjekje për të sqaruar natyrën e sulmeve, të cilat mund të zgjasin disa ditë dhe përsëriten në mënyrë periodike.

Shkaqet e dhimbjes nuk janë gjithmonë të qarta për t’u përcaktuar edhe nëse ato shpesh mund të përmbajnë aspekte psikologjike ose të lidhura me stresin. Por ajo që dihet deri më tani është edhe fakti se  dhimbja e kokës shkaktohet edhe nga elemente që lidhen me të ushqyerit.

Cilat janë këto ushqime? Hulumtimet tregojnë se ushqimet që përmbajnë tiramine, e cila ndikon në lirimin e norepinephrine duke stimuluar rritjen e rrahjeve të zemrës dhe presionin e gjakut, mund të sjellin dhimbje koke.

Ushqimet që duhet të shmangni në këtë rast janë: peshku dhe mishi i kuq, ekstraktet e majas, patatet, frutat, jo të gjithë natyrisht, në këtë kategori përqindja e tiraminës në fruta si avokado, kumbulla, fiq, fruta të thata dhe rrushi është më i lartë, çokollatat dhe alkooli.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rrudhat e thella të ballit mund të jenë një shenjë paralajmëruese e sëmundjeve kardiovaskulare, thonë studiuesit.

Mëlçia juaj është organi më i madh i brendshëm, i cili kryen më shumë se 500 funksione në trup.

   Jo vetëm lëkurat dhe lëngu i shalqinit janë të dobishme për shëndetin dhe estetikën.

   Mund të tingëllojë e çuditshme, por është tërësisht efektive. 

   “Nëse i ikim mëngjesit, atëherë patjetër që do të bëjmë një zgjedhje jo të duhur për drekë.

   Shpesh ndodh të jemi nën stres dhe të mos dimë si ta zgjidhim pa barna. Besoni apo jo, edhe ushqimi mund të na ndihmojë.

Mushmolla është një nga frutat që rritet në të gjitha zonat e Shqipërisë, por më tepër kultivohet në Jug.

Nëse pas ngrënies së një cope çokollate jeni ndier në faj, jo vetëm për kaloritë e marra por edhe prej akneve që mund të shkaktojë, keni

   Blogerja Chiara Ferragni dhe reperi Fedez u martuan më datën 1 shtator me një nga ceremonitë më ekstravagante që kemi parë.