Fshehja apo mbajtja në vete e emocioneve negative mundet të ketë pasoja të rrezikshme për shëndetin, pohojnë ekspertët nga universiteti gjerman, në të cilin kishin marrë pjesë rreth 6.000 pacientë.

Shkencëtarët gjermanë, studimi i të cilëve ishte publikuar në revistën “Health Psychologies”, kanë vërtetuar se personat që hedhin jashtë, apo e shprehin mllefin e tyre, kanë më pak probleme shëndetësore, si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe dëmtimet e veshkave.

Temperamentët italianë dhe spanjollë jetojnë pothuajse dy vjet më gjatë, në krahasim me britanikët e ftohtë.

Nga ana tjetër, mbajtja apo fshehja e zemërimit mundet të ketë pasoja negative, si në shëndetin mendor, po ashtu edhe në atë fizik.

Studimi po ashtu shpjegon se njerëzit që në veten e tyre e fshehin stresin, kanë puls më të shpejtë të rrahjeve të zemrës, që me kalimin e kohës ndikon në rritjen e shtypjes së gjakut, si dhe shton gjasat për zhvillimin e sëmundjeve kordiovaskulare.