Shurupi i rigonit kundër kollës dhe acarimeve të fytit

18/10/2020 - 10:45

Rigoni njihet si “Mrekullia e Malit” dhe është një bimë mjekësore shumë e rëndësishme për shëndetin e organizmit. Studimet kanë treguar se rigoni ka fuqi antioksiduese më të mëdha se vitamina E, frutat, perimet apo frutat e thata. Specifikisht tek rigoni aktiviteti antioksidues është 42 herë më i lartë se ai i mollëve, 30 herë më i lartë se ai i patateve, 12 herë më shumë se portokallet dhe 4 herë më i lartë se boronicat.

Rigoni njihet për fuqinë anti-bakteriale dhe rekomandohet të përdoret për trajtimin dhe kurimin e shumë sëmundjeve apo problemeve shëndetësore përfshirë kollën. Në këtë artikull do të mësoni se si të përdorni rigonin për përgatitjen e një shurupi krejt natyral kundër kollës, shkruan "AgroWeb".

Për përgatitjen e shurupit natyral për kollën ju nevojiten përbërësit e mëposhtëm:

Gjysëm filxhan çaji me mjaltë,

2 thelbinj hudhër

2 degë rigoni të freskët.

Sipas dëshirës mund të shtoni edhe gjysëm filxhani me qepë të grira dhe lëngun e një limoni.

Përgatitja:

Vendosni një tenxhere të vogël në zjarr, hidhni gjysëm filxhan çaji me ujë e më pas kur të marrë valë hidhni thelbinjtë e hudhrës dhe rigonin. Ziejini për 5 minuta dhe më pas hiqeni tenxheren nga zjarri. Lëreni të ftohet për disa minuta e më pas shtoni mjaltin. Lëngun mund ta pini menjëherë. Një alternativë tjetër e përgatitjes së shurupit është që t’i fusni të gjithë përbërësit në një kavanoz dhe t’i mbani gjatë natës.

Në fillim fusni rigonin, më pas hudhrën, limonin e prerë në feta dhe qepët. Shtoni mjaltin dhe ujin, mbylleni kapakun dhe lëreni të mbyllur deri në mëngjes. Të nesërmen mund të përdorni shurupin dhe pjesën e mbetur ta mbani në frigorifer. Shurupi i përgatitur në këtë mënyrë është më i fortë sepse vlerat e qepës dhe hudhrës mbeten të pandryshuara. Shurupi i rigonit mund të merret jo vetëm kundër kollës por edhe acarimit të fytit. Ju mund të konsumoni nga një lugë gjelle shurup sa herë të keni nevojë. Ky shurup nuk është i përshtatshëm për fëmijët nën dy vjeç për shkak të mjaltit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është përsëri dimër, koha kur fillojmë të kërkojmë forcues të imunitetit për të shmangur simptomat e ftohjes.

Karbohidratet jo vetëm që plotësojnë shijen, por janë të domosdoshëm për funksionin normal të organizmin.

Njerëzit që vuajnë nga ndjeshmëria e lartë e dhëmbëve, përballen çdo ditë me dhimbje të forta e të mprehta sa herë që konsumojnë ushqime

Zgjimi në mëngjes me dhimbje koke, është mënyra më e keqe për të nisur ditën.

Siç dihet tashmë nga eksperienca e këtyre muajve të pandemisë, por edhe nga protokollet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), si

Shëndeti i stomakut është i një rëndësie të veçantë në mirëmbajtjen e organizmit.

Plakja e trurit është kthyer në kryefjalën e shqetësimeve mbarë botërore prej disa vitesh tashmë.

Mbetjet ushqimore janë një problem i madh në shoqërinë tonë dhe kjo ndodh kryesisht sepse njerëzit e hedhin ushqimin sepse nuk e kanë rua

Një ndër organet që prek koronavirusi dhe lë pasoja të rënda tek pacientët janë mushkëritë.

Aktiviteti i trurit është unik tek çdo individ dhe mund të krahasohet me gjurmët e tij të gishtave.