Si duhet të veproni kur thonjtë e këmbës rriten brenda lëkurës

21/09/2018 - 19:50

   Çdokush që ka vuajtur nga irritimi i mishit të thonjve apo hyrja në mish, e dinë shumë mirë se kjo nuk është aspak e këndshme.

Ky lëndim mund të jetë i vogël nga pamja, por mund të shkaktojë dhimbje tmerrësisht të mëdha dhe bezdisje.

Rritja e thonjve në mish bëhet kur një thua fillon të rritet në lëkurë në formë të lakuar. Kjo lloj rritje irriton lëkurën duke shkaktuar skuqje, butësi në prekje si dhe ënjtje. Në disa raste, kjo mund të shkaktojë edhe infeksion më të madh.

Çka e shkakton rritjen e thonjve brenda lëkurës? Mund të jetë trashëguese, ndonjë lëndim i këmbës apo këpucë të papërshtatshme që ndikojnë në rritjen e thonjve brenda lëkurës. Këto janë shumë të zakonshme dhe është vështirë për ti parandaluar. Për fat të mirë, nëqoftëse se ju jeni duke u ballafaquar me këtë problem, ekzistojnë preparate shtëpiake që do të lehtësojnë dhimbjen dhe sikletin tuaj. Konsultohuni me mjekun tuaj para se ti zbatoni ndonjërën nga këto metoda dhe do të vëreni se këmbët tuaja do të kthehen shumë shpejt në normale.

Zhytni këmbët tuaja në ujë të ngrohtë dhe me kripë minerale

Kripa “Epsom” është mineral i përbërë nga magnezi dhe sulfatet. Kjo lloj kripe ndihmon në dezinfektimin e këmbëve nga bakteriet dhe zbut lëkurën e irrituar. Përdorni ujë të vakët (jo shumë të nxehtë) dhe zhytni këmbët për rreth 15-20 minuta. Uji ndihmon në zbutjen e thonjve.

Përdorni ndonjë pecetë pambuku për të parandaluar presionin mes gishtit dhe thoit

Përdorni pincetë për ta kapur me delikatesë thoin dhe duke e vendosur pecetën e sterilizuar të pambuktë ndërmjet thonit dhe mishit apo lëkurës së këmbës. Vendoseni butësisht në mënyrë që thoi të mbështetet mbi pecetën. Sigurohuni që ta ndrroni pecetën rregullisht pasi ajo luan rolin e magnetit për mbledhjen e bakterieve. Kjo është një zgjidhje e përkohshme dhe duhet ta bëni vetëm nëse jeni konsultuar me mjek paraprakisht.

Aplikoni krem antibiotic

Rregullisht aplikoni krem antibiotik në zonën ku duhet ta parandaloni infeksionin. Këmbët tona mund të vijnë në kontakt me shumë mikrobe, andaj edhe mbajeni të pastër këtë zone, sidomos kur lëkura juaj është e ndjeshme dhe e lënduar. Më pas, aplikoni një fashë për ta mbajtur gishtin tuaj të sterilizuar.

Gjithashtu mund të përdorni vaj nga çaji i pemës

Ky lloj vaji është një dezinfektues natyral. Përdorni vetëm disa pika në gishtin tuaj për të hequr bakteriet nga hyrja dhe irritimi i thonjve brenda lëkurës.

Këto preparate shtëpiake lehtësojnë në masë të konsiderueshme shqetësimin që keni. Mos provoni ta preni thellë thoin para se të merrni ndonjë këshillë mjekësore, sepse mund të shkaktojë edhe më shumë dëme në gishtin tuaj. Konsulta mjekësore është mëse e vlefshme për dhënien e metodave të sigurta për heqjen e thoit brenda lëkurës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lëngu i boronicës mund të lehtësojë dhimbjet në kyçe për të gjitha gratë që vuajnë nga artriti.

Një grup shkencëtarësh nga Hong Kongu kanë tronditur botën me studimin e tyre.

Njerëzit e prekur nga diabeti i tipit 1 janë më të rrezikuar nga frakturat, thotë një studim të cilit i referohet AgroWeb.org.

Rukola është një fabrikë me vlera ushqyese fantastike falë pranisë së kripërave minerale duke përfshirë magnezin, kalciumin, kaliumin dhe

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Të mirat e ushqyerjes së shëndetshme që në orët e para të ditës janë të larmishme.

Presioni i punës mund të shkaktojë ritëm të shpejtë dhe të parregullt të zemrës të quajtur fibrim atrial.

Mëngjesi është një nga vaktet më të rëndësishme në  organizmin e një individi.

Disa të porsalindur qëndrojnë 20 orë në gjumë, dhe disa të tjerë 14, duke bërë që kjo kohë të shkurtohet edhe më shumë me rritjen e fëmij

I pasur me përbërës ushqyes, avokado, i karakterizuar nga forma e dardhës, ka brenda tij një bërthamë të madhe të ëmbël e të butë që ndry

E keni pyetur ndonjëherë veten përse të gjitha gratë japoneze kanë një trup perfekt, të tonifikuar dhe lëkurë të pastër.