Si ndikojnë ushqimet me antioksidantë kundër demencës

11/08/2020 - 08:47

Bimët që na dhuron nëna natyrë janë dhuratat më të mira për shëndetin e njeriun. Frutat dhe perimet në përgjithësi janë ndër më të jashtëzakonshmet sepse përmbajnë flavonoidë, antioksidantë që mbrojnë organizmin kundër shumë sëmundjeve.

Një studim i publikuar në American Journal of Clinical Nutrition më 22 prill 2020, thotë se ushqimet e pasura me flavonoidë na mbrojnë nga demenca.

Çfarë është demenca?

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, demenca është një term që përshkruan një grup simptomash: si humbja graduale e kujtesës, rënia e aftësisë për të menduar dhe arsyetuar, si dhe problemet me komunikimin. Rreziku i demencës përfshin:

• Moshën,

• Trashëgiminë genetike,

• Përdorimin e tepruar të alkoolit,

• Hipertensioni

• Duhanpirja

• Kolesteroli i lartë.

• Ngushtimin e enëve të gjakut

Sipas ISHP-së, demenca konsiderohet ndër sëmundjet më të keqinterpretuara ditët e sotme për arsyen se disa mendojnë që ajo vjen me moshën dhe për pasojë nuk ka trajtim ose ngatërrohet me sëmundjen Alzheimer.

Si ndikojnë ushqimet me antioksidantë kundër demencias?

Në studimin e lartpërmendur, ekspertët analizuan të dhënat e 2,800 njerëzve të një moshe mesatare 59 vjeç të cilët nuk vuanin nga kjo sëmundje. 20 vjet më vonë, njerëzit që ishin ushqyer me më shumë ushqime me antioksidantë ishin 40% më pak të prirur të vuanin nga kjo sëmundje. Ekspertët sqarojnë se në botë gjenden shumë lloje antioksidantësh, por të duhurit kundër problemeve me trurin vijnë nga çaji, molla, dardha, boronica dhe luleshtrydhet.

Një sasi e larmishme dhe e duhur me antioksidantë është 7 filxhanë çaji boronica ose 8 mollë ose dardhë dhe 19 filxhanë çaji në muaj. Sasi e pakët antioksidantësh është të konsumosh më pak se dy mollë në muaj. Studiuesit thanë se flavonoidët mbajnë larg inflamacionin nga truri dhe mbrojnë qelizat e tij në funksionet e tyre optimale duke penguar kështu sëmundje të rrezikshme. /AgroWeb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Procesi i plakjes është i pashmangshëm. Por a njihni njerëz që duken më të mëdhenj se mosha e tyre? 

Pirja e lëngut të panxharit rrit qarkullimin e gjakut në tru tek njerëzit Ky konkluzion tregon se kokrrat e kuqe të panxharit luftojnë ku

Kur femrat mbeten shtatzëna ato përpiqen që të kenë dietën ushqimore më të shëndetshme për foshnjat dhe veten e tyre.

Një prej trendeve për rënien nga pesha që po qarkullon prej vitesh është ajo e pastrimit me themel të zorrës së trashë dhe organizmit në

Vitamina B12 ndihmon në mbajtjen e shëndetshme të qelizave nervore dhe ndihmon në krijimin e ADN-së, materialit gjenetik në të gjitha qel

Ka ditë kur mëngjesi nis me aq vrull sa një filxhan kafe nuk mjafton dhe menjëherë rrufit të dytin.Kafeja është një nga pijet më popullor

Trupi vazhdimisht na dërgon “sinjale” në lidhje me shëndetin dhe mirëqenien, të cilat na tregojnë se kur është koha për të ndalur dhe për

Shumica prej nesh i drejtohen çamçakëzit për të shpëtuar nga aroma e keqe, ose për të shmangur urinë.

Nuk ka gjë më të sikletshme se sa të takosh a të bisedosh me dikë ndërsa duke folur kupton se fryma lëshon një aromë të keqe.

Shumica e kushteve që shkaktojnë gjakderdhje pas menopauzës mund të trajtohen me sukses, por është e rëndësishme që të vihen re të gjitha