Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Si ndikon kafja te niveli i sheqerit në gjak dhe diabeti

20/04/2021 - 07:49

Informacionet që gjenden në rrjet mbi rolin e kafesë tek sheqeri në gjak apo diabeti, mund të shkaktojnë shpesh konfuzion. Kjo për faktin se ka pretendime sipas të cilave pavarësisht se kafeja mund të ofrojë disa përfitime për diabetikët, ajo mund të ketë një ndikim jo të mirë tek sheqeri në gjak.

Ajo që ekspertët, shpjegojnë është se kafeja përmbajnë shumë substanca të ndryshme. Disa prej tyre kanë efekt mirëbërës në shëndetin e një diabetiku ndërsa të tjera mund të kenë një ndikim negativ. Kafeina për shembull ka një ndikim afatshkurtër tek insulina.

Si ndikon kafeja tek niveli i Sheqerit në gjak

Të dhënat e studiuesve tregojnë se konsumi i lartë i kafeinës përgjatë një periudhe një mujore ndikon tek ndjeshmëria ndaj insulinës tek diabetikët. Sa më i lartë konsumi i kafesë aq më e ulët është ndjeshmëria ndaj insulinës.

Kafeja pa kafeinë, zgjedhja më e mirë?

Duke qenë se kafeina ndikon tek ndjeshmëria ndaj insulinës, ekspertët janë të mendimit se kafeja pa kafeinë është alternativa më e mirë për njerëzit që vuajnë nga diabeti. Në mungesë të kafeinës, kjo kafe ofron shumë vlera pozitive për shëndetin e një diabetiku. Përpos të tjerave, njerëzit që vuajnë nga diabeti apo janë të rrezikuar prej tij duhet të minimizojnë ekspozimin ndaj sheqerit, sepse rrit dramatikisht nivelin e glukozës në gjak. Për pasojë, edhe kafeja duhet pirë me sa më pak sheqer.

Kafeja dhe parandalimi i diabetit

Një studim i vitit 2009 ku morrën pjesë plot 40,000 njerëz, zbuloi se konsumi i tre filxhanëve çaj apo kafe (pa kafeinë) në ditë ul me 40 përqind rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2.

Një studim tjetër i vitit 2014, tregoi konsumi i kafesë ul me 11 përqind rrezikun e diabetit të tipit 2 në harkun kohor të 4 viteve. Kafeja përmban polifenolë që luajnë rolin e antioksidantëve të cilët parandalojnë sëmundjet inflamatore. Për më tepër, kafeja përmban magnez dhe krom. Këto minerale ulin ndjeshëm rrezikun e diabetit të tipit 2./AgroWeb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm, sepse do të reflektojë në të gjithë vazhdimësinë e ditës tuaj.

Simptomat pas vaksinës, sipas komunitetit shkencor, janë një shenjë e mirë, pasi kjo do të thotë se trupi po krijon imunitet.

Me ndryshimin e stinës, lëkura është mjaft e ekspozuar ndaj rrezeve diellore të cilat sa vijnë e bëhen më intensive, ndaj kërkon një kujd

Marrja e sasisë së duhur të kalciumit çdo ditë është thelbësore për ruajtjen e shëndetit të kockave gjatë gjithë jetës.

Një studim i ri shkencor mbi rolin e vitaminës D, ka zbuluar një lidhje mes mungesës së saj, infeksioneve të mishrave të dhëmbëve dhe dia

Toksinat na rrethojnë dhe na kërcënojnë rregullisht çdo ditë.

Arteriet janë enët e gjakut që janë përgjegjëse për transportin e gjakut të pasur me oksigjen.

Studimi i kryer nga Universiteti i Oksfodit raporton se të rriturit kanë më shumë mundësi të shfaqin efekte të lehta anësore pas përzierj

Një studim italian ka verifikuar që maskat kirurgjikale nuk krijojnë probleme të frymëmarrjes edhe për fëmijët e vegjël.

Kockat janë pjesa më rezistente dhe njëkohësisht më delikate e trupit.