Si ndikon prostata në jetën seksuale të mashkullit

25/08/2014 - 21:32

25 gusht 2014 -  Meshkujt që kalojnë kufirin e të 40-ve ndeshen shpesh herë me problemin e prostatës, një organ i lidhur ngushtë me seksualitetin.

Ndonëse shfaqet në moshën e mesme, prostata ka një rol kryesor në funksionimin seksual të mashkullit që në hapat e parë të adoleshencës.

Patologjitë e prostatës ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në dëshirën e mashkullit për të kryer seks, por në të njëjtën kohë kushtëzojnë edhe nivelin e erektimit apo pamundësinë e arritjes së orgazmës. Poashtu, prostata mund të dëmtojë edhe pjellorinë e mashkullit, transmeton Lajmi.net.

Është tashmë e vërtetuar se me shfaqjen e problemeve në këtë organ bie ndjeshëm libido ose siç njihet ndryshe 'dëshira për të kryer marrëdhënie seksuale'. 

Edhe terapitë ndaj patologjive që shfaqen në prostatë japin çrregullimet e tyre në funksionimin seksual të meshkujve, pasi organet gjenitale janë të lidhura ngushtë edhe me funksionet urologjike, transmeton Lajmi.net.

Shenjat janë të dukshme sidomos në ndryshimin e ndjesisë së orgazmës apo dhe ngjyrës së spermës. Kjo e fundit zëvendësohet në shumë raste nga lëngu spermatik që del në mënyrë të pavetëdijshme, por që në fakt nuk ka lidhje me kënaqësinë seksuale. Ndaj dhe në një masë të madhe seksualiteti i mashkullit varet nga ky organ, i cili shfaq problem kryesisht në moshën e mesme dhe atë madhore.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vendosja e maskës në fytyrë është një nga masat më të domosdoshme që mund të pengojnë përhapjen e pandemisë.

Adoleshentët dhe të rinjtë që pinë rregullisht cigare elektronike janë shumë më të predispozuar për t'u sëmurur më rëndë me COVID-19 sesa

Hulumtimi nga Universiteti i Alabama Birmingham ka gjetur që nëse hani darkën tuaj në kohën e drekës mund t’ju ndihmojë të humbni peshë,

Prodhimi vendas me pjepër ka dalë në treg. Pjepri bën pjesë në kategorinë e frutave më tepër mirëbërëse për organizmin

Bimët që na dhuron nëna natyrë janë dhuratat më të mira për shëndetin e njeriun.

Një sasi e madhe djerse gjatë ditës mund të prodhohet vetëm nga këmbët tona, pasi ato kanë rreth 250,000 gjëndra djerse!

Freskia dhe hidratimi janë tepër të rëndësishme në ditët e nxehta të verës.

Stresi, ankthi, dhimbje koke ose përgjumje, të gjithë shkaktojnë momenteve të pakëndshme.

Ftohja e zakonshme mund të përgatisë trupin e një personi për të luftuar COVID-19, sipas një zbulimi që ndihmon të shpjegohet arsyeja për